Një ish-kandidat i Frontit Kombëtar është arrestuar nga policia franceze, pasi ka shtënë me armë në drejtim të një xhamie, në Francën Jugperëndimore, ku mbetën të plagosur 2 persona.

Të shtëna armësh janë dëgjuar në xhami rreth orës 3 të mëngjesit këtë të hënë. Një karburant aty pranë mund të kishte shpërthyer, shtuan mediat lokale.

Sipas raportimeve nga zyrtarët i dyshuari ishte përpjekur të haptë derën e xhamisë, pak momente para se të “surprizohej” nga dy të moshuar, 74 dhe 78, të cilët i plagosi gjatë të shtënave, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Policia franceze bën me dije se i dyshuari është ish-kandidat i Frontit Kombëtar për partinë nacionaliste të Marine Le Pen në vitin 2015.

Sinke, i cili ndoqi akademinë ushtarake në rininë e tij, asokohe fitoi 17.45% të votave në raundin e parë të votimeve, para se të largohej nga gara.

Policia shton gjithashtu se i dyshuari është vënë nën pranga pranë shtëpisë dhe në makinën e tij janë gjendur një pushkë dhe një bombël gazi.

Top Channel