Në kërkim të mënyrave më të pastra për të gjeneruar energji elektrike, kompanitë në finlandë kanë kthyer syte nga një burim energjie që është padiskutim më shumë bojëkaf se sa i gjelbër; jashtëqitjet e kafshëve.

100 tonë jashtëqitje nga panairi ndërkombëtar i kuajve në helsinki, i këtij viti, u dogjën për të prodhuar energji të mjaftueshme për të furnizuar me elektricitet eventin katër ditor dhe për të ngrohur shtëpitë në kryeqytet. Krista Hellgren, Forum Horse Poëer, thotë se, e gjithë energjia që na u desh për këtë shou u krijua nga jashtëqitja e kuajve dhe pati mjaftueshëm për të ngrohur dhe furnizuar me energji të gjithë eventin. Ka kaq shumë kuaj në finlandë, dhe sigurisht shumë më tepër në të gjithë botën, sa që do të ishte e mrekullueshme nëse ne do të mundeshim ta kthenim gjithë atë jashtëqitje në energji
Kompania e energjisë Fortum, pretendon se jashtëqitjet e prodhuara cdo ditë nga dy kuaj mund të ngrohin një shtëpi për një vit. Ndërsa kompania energjitike Vantaan Energia, ka lancuar një fushatë për pronarët e qenve ku i kërkon këtyre të fundit ‘ti japin jashtëqitjes së qenit një jetë të re”, duke i dërguar ato tek inceneratorët e kompanisë për tu shndërruar në energji.
Kalle Patomeri, e Vantaan Energia, tha se ne përpiqemi të inkurajojmë njerëzit që ta mbledhin jashtëqitjen dhe të mos e lënë atë nëpër rrugë. Nuk është as e këndshme të shkelësh mbi të. Është shumë më mirë nëse ajo digjet dhe ajo cka clirohet mund të përdoret për elektricitet dhe ngrohje
Vantaan energia djeg 1 mijë ton mbetje shtëpiake cdo ditë, që sipas saj prodhon energji efikase me emetime të kufizuara dhe në të njëjtën kohë zgjidh edhe problemin e mbeturinave.

Top Channel