Mandatory Credit: Photo by Chris Pizzello/Invision/AP/Shutterstock (10458008ao) Geena Davis, Lina Wertmuller, David Lynch, Wes Studi. Geena Davis, winner of the Jean Hersholt humanitarian award, from left and honorees Lina Wertmuller, David Lynch and Wes Studi pose following the Governors Awards, at the Dolby Ballroom in Los Angeles 2019 Governors Awards - Show, Los Angeles, USA - 27 Oct 2019

E emocionuar dukshëm por nuk e ka humbur sensin e humorit dhe ka bërë shaka në skenë. Lina Vertmuller, ka marrë cmimin Oskar për karrierën në los angelos në ceremoninë e Governors Award të akademisë. Për ta festuar në skenë, bashkë me të ishin Isabela Roselini dhe Sofia Loren.

“Duhet të ndryshojmë emrin e kësaj statuje. Përse ta quajmë Oskar? Le ti japim një emër gruaje, ta quajmë Anna”,thotë Lina Vertmuller.

Një tjetër statujë nderi mori edhe regjisori amerikan David Lynch, i famshëm për filmat si Dune, ‘The Elephant Man’ dhe ‘Blue Velvet,’ bashkë me aktoren Geena Davis. Ceremonia e këtij viti ishte e fokusuar tek diversiteti. Ndaj dukshëm, producentet femra të hollivudit, shpalosën planet për barazi gjinore.

Ylli i Thelma dhe Louise, Geena Davis, që si aktore e ka një statujë oskar, u vlerësua në këtë ceremoni për punën e saj për nxjerrjen në dritë të mungesës së femrave në industrinë e filmit. Ajo ka themeluar një institut që mbledh të dhëna për barazinë gjinore. Vetë Davis i kërkoi prodhuesve të filmave të rishikojnë projektet e tyre në zhvillim dhe to kthejnë karakteret kryesore apo ata mbështetëse në femra.

Ardita Becolli

Top Channel