Në varrezat e Bularatit, të të rënëve grek në luftën me Italinë, në vitin 1940-1941, këtë të hënë u zhvillua ceremonia përkujtimore, me pjesëmarrje të banorëve të zonës por edhe përfaqësues të politikës greke,si zv.Ministri i Jashtëm për ccështje të Diasporës, Andonis Dhiamataris, përfaqësuesja e kuvendit grek, Maria Qefala, Ambasadorja greke në Shqipëri znj. Sofia, por edhe përfaqësues të forcave të armatosura greke.

Nga pala shqiptare, të pranishëm ishin kryetari I PBDNJ, vangjel Dule, kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, por edhe përfaqësues të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Ceremonia u zhvillua e qetë, pasi për disa ditë me rradhë pala greke ka ndaluar dhjetëra persona të cilët donin të hynin në Shqipëri me autobuz.

Fjalën kryesore të kësaj ceremonie e mbajti, zv.Ministri i Jashtëm për çështje të Diasporës, Z.Dhiamataris, I cili shprehu vlerësim për Shqipërinë.

“Te reneve te luftes, U detyrohemi mire njohje te perjetshme. Varrimi i tyre ne kushte dinjitoze perben detyren tone
Ne kete kuader do te doja te shprehja falenderom per shqiperine, per bashkepunim e saj ne varrimin e te reneve tane. Kerkojme vijimin e kesaj perpjekjeje te perbashket”, ka thënë ai.

Por në fund të ceremonisë, pati reagime nga familjarë të Kacifas.

Babai i Kacifas në një intervistë për Top Channel shprehu indinjatë që ende pas një viti vrasja e të birit ende nuk është zbardhur.

Top Channel