Golf, 82 fitore në turnet PGA, Woods barazon rekordin

28/10/2019 18:03

Tiger Woods gdhend akoma më shumë emrin e tij në historinë e golfit. 43 vjecari fitoi Zozo Championship në Japoni duke e cuar në 82 numrin e fitoreve në turnetë PGA dhe duke barazuar rekordin e Sam Snead që rezistonte që nga viti 1965.

Për më tepër, Woods ngjit shkallët e klasifikimit edhe në renditjen botërore të golfit dhe shkon nga vendi i 10 në të 6.

Tiger Woods që njihet ndryshe me pseudonimin ‘Big Cat’ mundi në eventin e zhvilluar në Accordia Golf Narashino Country Club, favoritin kryesor për triumfin, japonezin Hideku Matsuyama. Gjatë këtij viti Tiger fitoi edhe Mastersin në golf, ndërkohë që vitin e kaluar në Tour Championship i ndërpreu serinë e 1876 ditëve pa fitore pikërisht në cirkuitin më të rëndësishëm në botë.

Ajo e zhvilluar në Japoni ishte gara e 359 e Tiger Woods, i cili në fund të evenimentit nuk e fshehu entuziazmin për këtë sukses të tij. sigurisht suksesi në Japoni i siguroi Tiger Woods edhe përfitime financiare me 43 vjecarin që siguroi 1 755 000 dollarë, ndërkohë vlera totale e shpërblimit ishte 9 750 000 Dollare. Ky sukses i dha mundësinë Tiger Woods që të kalojë kufirin e 120 milionë Dollarëve të fituara në karrierë.

Top Channel