People light lamps at the Banganga pond as they celebrate Dev Diwali festival in Mumbai, India, Thursday, Nov. 22, 2018. (AP Photo/Rajanish Kakade)

Banorët e Delhi e kremtuan me shperthime fishekzjarresh festivalin hindu të dritave, ‘Diwali’, ndërsa Gjykata e Lartë e Indisë kishte vendosur që vetëm ato jeshile mund të perdoreshin në këtë raast, pasi ndosin më pak. Kjo nuk i pengoi njerëzit që te dinin në rruge për të marrë maksimumin e kenaqesisë nga festa e veçantë.

Diwali, festivali i dritave, është një homazh fetar i kremtuar nga Hindute, Sikët, Jains dhe disa Budistë në mbarë botën. Çdo vjeshtë, miliona njerëz të marrin pjesë në festime që përfshijnë ndezje zjarresh, shërbimesa lutjeje e evente te tjëra festive.

Ndërsa Diwali ka rëndësi për një sërë arsyesh, një nga temat kryesore të tij, siç simbolizohet edhe nga mbizotërimi i dritës, është triumfi i së mirës mbi të keqen. I njohur gjithashtu si Deepavali ose Dipavali, ai vjen nga fjala Sanksrite dipavali që do të thotë “një varg apo seri dritash”.

Festivali, i cili është një nga më të rëndësishmit për ata të besimit hindu, mund të gjurmojë origjinën e tij derii në kohërat antike “kur festohej fundi i sezonit të korrjes së verës me shumë pompozitet dhe shkëlqim ”. Gjatë Divalit, adhurohet edhe Lakshmi, perëndesha hindu e pasurisë, pasurisë dhe prosperitetit.

Irida Vasia

Top Channel