Themeluesi i gazetës Liberale, Henri Çili tha se fitorja e Albin Kurtit solli disa ndryshime për mirë në politikën e Kosovës dhe që do të ndikojë edhe në politikën shqiptare.

Sipas Çilit fitorja e Albin Kurtit rrëzoi statuskuon. Për sa i përket ndershmërisë, ajo duhet shikuar sepse ai akoma nuk ka qeverisur. Nuk ka akoma një firmë prej shtetari-tha Çili.

Në fund të analizës së tij Çili debatoi me Buzhalën. Në filozofinë e tij, Kurti thotë barazi, kjo është premisë komuniste. Banka zhvëllimore dhe shtetëzimet janë filozofi komuniste.- tha Çili.

Po, barazi. Barazi para ligjit. Do rrëzohen oligarkët- iu kundërpërgjigj Buzhala.

Top Channel