Dy aksidente raportohen të kenë ndodhur brenda pak minutave në Lezhë, njëri në afërsi të Fushë Milotit, ndërsa tjetri te kryqëzimi i Shënkollit.

Në Fushë Milot janë përplasur dy automjete ku ka patur vetëm dëme materiale.

Fatmirësisht, edhe ne aksidentin e ndodhur te kryqëzimi i Shënkollit, nga përplasja e dy automjeteve ka patur vetëm dëme materiale.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të të dy aksidenteve të ndodhura.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel