Fati nderon njerëzit e fortë, dhe kyështë ndoshta një rast që e vërteton thënien.

Roni Foster, një amerikan nga Karolina e Veriut, e kishte ditën e fundit që merrte doza kimoterapie për kancerin në zorrën e trashë.

Operacioni i kishte shkura mirë dhe pasi prëfundoi trajtimin, vendosi të blejë një biletë lotarie 1 dollarëshe. E gërvishti dhe fitoi 5 dollarë. Me ato 5 dollarët bleu 5 bileta të tjera dhe fitoi plot 200 mijë dollarë.

Pensionisti, ish punonjës me transportin urban, thotë që ishte vërtet dita e tij me fat, pasi kishte marrë dozën e fundit të kimoterapisë dhe tani do të investojë për një plan më të sigurt sigurimesh shëndetësore, në rast se i ripërsëritet sëmundja.

Aj.P

Top Channel