Pse mos ta kritikojmë të madhërishmin Gent Cakaj? Debatojnë ashpër Berat Buzhala dhe Baton Haxhiu në Open

28/10/2019 23:28

Përsëri ka pasur debate të ashpra mes Berat Buzhalës dhe Baton Haxhiut në Open në Top Channel.

A do të ketë një konkurrencë mes Ramës dhe Albin Kurtit? E pyeti Eni Vasili, Berat Buzhalës.

Po do të ketë konkurrencë mes tyre sepse është Rama që e ka nisur i pari konkurrencën. Rama e ka nisur kur u bë palë me ndryshimin e kufijve me Thaçin e Vuçiçin. Futi dhe 2 ministra në qeveri- tha Buzhala.

Debati i fortë mes Haxhiut dhe Buzhalës nisi kur gazetari Berat Buzhala përmendi ministrin Gent Cakaj.

Nuk e di si mundet një person publik të flasë me këtë gjuhë për një ministër- tha Baton Haxhiu.

Pse, çfarë ka? Vetëvendosja ka deklaratë për Gentin, e quan “Kali i Trojës”. Pse smundemi ne me e përmend dhe me e kritiku të madhërishmin Gent?

Në qoftë se unë do të isha në vend të Gent Cakajt ju dhe Vetëvendosja duhet të jeni në gjyq për gjuhën e përdor- tha Baton Haxhiu.

Top Channel