Beogradi është mbuluar prej ditësh nga një re “smogu”, që i ka shtyrë zyrtarët vendas të japin alarmin nga ndotja tejet e lartë e ajrit. Në përkeqësimin e situatës, ka ndikuar moti i qëndrueshëm dhe temperaturat mjaft të larta për stinën.

Një situatë e ngjashme është vënë re edhe në kryeqytetet e Bosnjës, Sarajevës dhe Maqedonisë së Veriut, Shkup, të cilat shpesh renditen në krye të qyteteve më të ndotura në botë gjatë dimrit, për shkak të përdorimit të madh të ngrohjes me qymyr.

Mëngjesin e një dite më parë, niveli i grimcave të imëta PM10 ishte mbi 200 mikrogramë për metër kub në Beograd, një qytet me me shume se 1.6 milion banorë, duke llogaritur këtu edhe ata që jëtojnë në periferi.

Ky ajër konsiderohet “tmerrësisht i keq për shëndetin” dhe prek ndjeshëm publikun e gjerë, përveç “rrezikut serioz” që përfaqëson për njerëzit që vuajnë nga probleme kardiake apo pulmonare. AFP citon mjeken Snezana Rsovac të pohojë se ka pasur një rritje të ndjeshme të infeksioneve të traktit respirator gjatë dhjetë ditëve të fundit.

Nivele te ngjashem ndotjeje janë regjistruar edhe në Novi Sad, Pancevo e Subotica. Një tjetër arsye e ndotjes sidomos në disa zona, konsiderohen zjarret e qëllimshme për hapjën e tokave bujqësore.

Top Channel