E enjte, 21 Maj 2020
09:52
Trafikanti i drogës dënohet me vdekje nga Gjykata me anë të një telefonate në “Zoom”!

Javën e kaluar, një burrë nga Singapori u dënua me vdekje për trafikim droge, përmes një videokonference në aplikacionin “Zoom”, pasi gjykatat e vendit zhvillojnë të tilla seanca nga distanca për shkak të kufizimeve të koronavirusit.

09:50
Angli/ Vrau me thikë 7 vjeçaren ngrihen akuza ndaj shqiptares (emri)

Ndaj një emigranteje shqiptare në Angli është ngritur akuza për vrasjen e një 7 vjeçareje me thikë në një park.

09:40
Covid-19, shifrat globale: Mbi 2 milionë persona të shëruar

Numri i të shëruarve pas infektimit me Covid-19 në mbarë botën ka shkuar në mbi 2 milionë.

09:38
Pamjet/ Durrësi ‘mbërthehet’ nga stuhia, disa rrugë të përmbytura

Reshjet e dendura të shiut përgjatë orëve të para të mëngjesit kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve në Durrës.

09:36
Wuhani ndalon konsumimin e kafshëve të egra

Autoritetet në Wuhan kanë zgjeruar ndalesën në blerjen dhe shitjen e kafshëve të egra, duke përfshirë gjuajtjen dhe ngrënien po ashtu, ka raportuar e përditshmja kineze, Global Times.

09:30
Ilaçet kundër malaries testohen kundër koronavirusit

Në Brajton dhe Oksford ka nisur një testim për të kuptuar nëse dy ilaçe kundër malaries mund të parandalojnë koronavirusin e ri.

09:29
BE rekomandon mbajtjen e maskave për udhëtimet me avion

Agjencia Evropiane e Sigurisë Ajrore (EASA) dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) rekomandojnë masa të distancimit fizik në masë të mundshme dhe mbajtjen e një maske mjekësore për udhëtimet në avion.

09:27
​Mali i Zi, 14 vjet nga shpallja e pavarësisë

Sot mbushen 14 vjet nga përfundimi zyrtar i funksionimit të Konfederatës Serbi dhe Mali i Zi.

09:18
Evropa “duhet të përgatitet për valën e dytë” të koronavirusit

Çështja e valës së dytë të infektimit me koronavirus në Evropë, nuk është më një teori, sipas drejtores së agjencisë së Bashkimit Evropian për këshillim të qeverive rreth kontrollimit të sëmundjeve, Andrea Ammon.

09:16
Kriminelët në internet përfitojnë nga koronavirusi! Çdo tetë sekonda një virus ose…

Gjatë javëve të izolimit për shkak të virusit Corona numri i sulmeve kibernetike të konstatuara në internet u rrit në muajin mars me 30 përqind krahasuar me muajin shkurt.

09:11
Durrës/ I dënuar me 10 vite burg në Itali për trafikim droge, arrestohet 50-vjeçari (EMRI)

I dënuar me 10 vjet burg nga autoritetet policore italiane, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar është bërë e mundur ndalimi dhe arrestimi i Rudin Koni, 50-vjeç.

09:08
Covid-19, më shumë se 5 milionë raste me koronavirus në botë

Të paktën 5.000.038 raste të Covid-19 janë regjistruar globalisht, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

09:00
Italia rihap aeroportet më 3 qershor, anulohet karantina për udhëtarët

Të gjitha aeroportet italiane do të jenë në gjendje të rihapen nga 3 qershori, njoftoi të sot Ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës, Paola De Michel.

08:56
Protestat tek Teatri/ Basha tregon qëllimin e opozitës

Kreu i PD, Lulzim Basha i sheh protestat e Teatrit Kombëtar “si një triumf i parë i rrugës që do e shpëtojë vendin nga hajdutëria dhe krimet e Edi Ramës”.

08:51
Operacionet anti-kanabis/ Tre të arrestuar në Tepelenë dhe një në Fier

Policia vijon kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

08:44
Basha në 47-vjetorin e revoltës në Spaç: Askush s’duhet të qëndrojë mënjanë kur atdheu përballet me sfida

Kryetari i PD-së Lulzim Basha me një mesazh në facebook ka kujtuar 47-vjetorin e revoltës në burgun e Spaçit.

08:30
Aleanca sot në 11:00 para SPAK

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, dhe dy protestave, Aleanca ka zgjedhur që të ndjekë rrugën ligjore, duke e dërguar çështjen në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK).

08:22
U rikthye në detyrë pas infektimit me covid-19 , rrëfehet Dhimitër Kraja: E kisha për detyrë…

Profesor Dhimitër Kraja ishte mjeku i cili u kthye pas infektimit me COVID-19 dy herë në front për të ndihmuar pacientët.

08:13
Kina – ndihmuese me prapavijë në krizën e Coronas

Pekini po ndihmon shumë vende të luftojnë pandeminë e Coronas – shumica janë vende të pazhvilluara në Afrikë. Por ndihma nga komunistët e Kinës ka një të metë morale, shkruan redaktori i DW, Dang Yuan.

07:46
Rikthehen reshjet e shiut, ky është parashikimi i motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë reshje shiu në pjesën e parë të ditës. Pasdite prite mot i kthjellët.

07:20
Policia britanike gjen dy valixhe me pjesët e trupit të masakruar të një vajze

Në një zonë malore në Britani të Madhe janë zbuluar pjesët e trupit të një vajze 28-vjeçe, që ishin futur në dy valixhe. Viktima është identifikuar nga policia dhe bëhet fjalë për Phoenix Netts, shkruan Sky News.

06:54
UNDP: Pandemia do të shkaktojë rënie të zhvillimit njerëzor

Pandemia e COVID-19 (sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri), pritet të shkaktojë një rënie në zhvillimin njerëzor, tha të mërkurën Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Kjo rënie do të ndodhë për herë të parë, që nga fillimi i matjes më 1990.

06:38
A të lë kafja pa gjumë? Zbuloni të vërtetat

Gjumi është një proces që ndikohet nga shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Kafeina është një prej këtyre faktorëve. Të dhënat shkencore thonë se sasia ditore e kafeinës ka një rol të rëndësishëm në sasinë dhe cilësinë e gjumit të natës dhe në përgjumjen e beftë gjatë ditës.

06:21
Perimet në mëngjes, zbuloni pse duhen patjetër për shëndetin

Mëngjesi i mirë është gjysma e punës, ndaj edhe perimet duhen ngrënë në mëngjes. Të dhënat shkencore provojnë që nëse shtoni perimet në mëngjes, do të keni plotësuar shumicën e rekomandimeve për një shëndet më të mirë.

06:06
Ja frutat që duhet të hani çdo ditë për të mos shtuar në peshë

Ngrënia e rregullt e frutave dhe perimeve është çelësi i shëndetit të mirë. Ekspertët thonë se njeriu duhet të hajë të paktën 5 racione me fruta dhe perime në ditë.

05:40
Kujdesuni për flokët sipas llojit të tyre, njihuni me mënyrat natyrale

Flokët mund të kenë karakteristika të ndryshme tek çdo njeri. Disa njerëz kanë flokë të thatë, disa shumë të yndyrshëm e të tjerë diçka të ndërmjetme. Në çdo ekstrem të tyre mund të hasni probleme të ndyshme të cilat mund të jenë të vështira për t’u trajtuar.

05:22
Ford mbyll dy fabrika në SHBA për shkak të rasteve me Covid-19

Kompania Ford Motor të mërkurën mbylli përkohësisht dy fabrika në Shtetet e Bashkuara, ndërsa pandemia e koronavirusit goditi rëndë planet e prodhuesit numër dy të makinave në Amerikë për rifillimin e prodhimit të automjeteve të saj më fitimprurëse në Amerikën e Veriut.

04:59
Senati kërkesë për dokumente lidhur me hetimet ndaj djalit të Joe Bidenit

Një komision i Senatit kryesuar nga republikanët miratoi të mërkurën një kërkesë zyrtare për të siguruar informacion lidhur me një hetim që po kryen ndaj Hunter Biden-it, djalit të ish-Nënpresidentit Joe Biden, rivalin kryesor të Presidentit Donald Trump për garën për Shtëpinë e Bardhë që mbahet në nëntor.

04:38
Vaksina për COVID-19, prova shpresëdhënëse tek majmunët

Dy studime të kryera me majmunët dhe të botuara të mërkurën ofrojnë disa prova të para shkencore se njerëzit që e kalojnë COVID-19n mund të rezultojnë me imunitet nga ri-infeksioni, një shenjë pozitive se vaksinat në zhvillim e sipër mund të kenë sukses, thanë të mërkurën studiuesit amerikanë.

04:16
Pompeo: Inspektori i Përgjithshëm duhet të ishte shkarkuar më herët

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo nuk pranoi të mërkurën të thoshte se pse kishte rekomanduar shkarkimin e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, por shtoi se duhet ta kishte bërë më herët dhe hodhi poshtë pretendimet se vendimi i tij ishte motivuar nga hakmarrje politike.

03:51
SHBA, përpjekje kundër varësisë së huaj për ilaçe

Në fillim të majit, Presidenti amerikan Donald Trump u pyet gjatë një konference të organizuar nga televizioni Fox News, se edhe sa kohë do të duhej që vendi të mos jetë më i varur nga prodhuesit e huaj të ilaçeve që zënë 94 për qind të antibiotikëve të përdorur në këtë vend.

03:25
OBSH njofton numrin më të madh të rasteve me koronavirus brenda një dite

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin të mërkurën në lidhje me rritjen e numrit të rasteve të reja me koronavirusit në vendet e varfëra, ndërsa shumë vende të pasura kanë nisur të lehtësojnë kufizimet.

03:07
Pasojat e Covid-19, bien emetimet e dioksidit të karbonit

Politikat qeveritare në mbarë botën për mbylljen e aktivitetit ekonomik gjatë pandemisë së Covid-19, kanë bërë që niveli i emetimeve të dioksidit të karbonit të shënojë një rënie prej 17%, ndërkohë që në disa vende, ajo ka arritur edhe në nivelin e 26%.

02:44
Britania në sulm, gati ushtria e “gjurmuesve”

Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi se në 1 qershor do të hyjë në fuqi një program i gjurmimit të kontakteve të personave që kanë dalë pozitiv në testin e COVID-19.

02:20
Tërmeti 6.2 në Detin Mesdhe/ ESMC: Rrezik për cunami, këto shtete rrezikohen

Rreth orës 01:43 një tërmet me magnitudë 6.2 të shkallës rihter ra në Detin Mesdhe.

01:52
Tërmet 6.2 në Detin Mesdhe, lëkundjet u ndjenë edhe në Shqipëri

Një tërmet ka rënë në Detin Mesdhe para pak minutave. Lëkudjet ishin me magnitudë 6.2 të shkallës rihter.

01:28
Superliga e Kosovës/ Një rast me Covid-19 ‘minon’ rinisjen e kampionatit

Planet e kampionatit kosovar të futbollit për të rinisur sezonin e lënë në mes nga pandemia, morën një goditje tjetër pas një rasti pozitiv në një formacion profesionist. Klubi i Dritës së Gjilanit njoftoi se njëri prej futbollistëve të tij ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19 dhe është vendosur menjëherë në izolim, ku do të qëndrojë deri në shërim të plotë.

00:56
Modeli suedez nuk funksionon, shkalla me e lartë e vdekshmërisë në Europë

Suedia ka regjistruar mesatarisht 6,25 vdekje në ditë për një milionë vetë për shkak të koronavirusit gjatë javës së fundit. Këtë tregojnë statistikat e ‘Our World In Data’, ç’ka dëshmon sipas mediave në Itali, se modeli suedez, nuk funksionon.

00:33
Ambasadorët në zyrën e Ramës/ Takimi pak minuta para protestës. Të enjten Meta mbledh opozitën

Pak para nisjes së protestës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të cilës iu bashkua sërish opozita, pati një zhvillim paralel në zyrën e kryeministrit, ku atje mbërritën ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori i BE-së Luixhi Soreka dhe ambasadori i Gjermanisë në Tiranë.

00:15
‘Erdhët ju dhe thatë tokë e xanun’- Artan Imami përplaset në Open me Neritan Sejaminin

Sonte në Open në Top Channel u diskutua për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe protestat që po zhvillohen nga aktorët dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Një tjetër përplasje u zhvillua, kësaj radhe mes Neritan Sejaminit dhe aktorit Artan Imami.

E mërkurë, 20 Maj 2020
23:59
‘Më ke thënë jam i shitur’- tjetër përplasje mes Çanit dhe Artan Imamit

Sonte në Open në Top Channel u diskutua për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe protestat që po zhvillohen nga aktorët dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Një tjetër përplasje u zhvillua mes gazetarit Arjan Çani dhe aktorit Artan Imami.

23:41
Sa ndikon protesta e Teatrit Kombëtar në situatën e Covid-19? Ja si përgjigjet në Open doktor Alimehmeti

Në pjesën e fundit në Open në Top Channel u fol për pandeminë e Covid-19. I ftuar në emision, mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti tha se virusit i ka rënë forca e transmetueshmërisë.

23:07
‘Mbaje veten o budalla’- plas keq në Open mes Çanit dhe aktorit Artan Imami

Sonte në Open në Top Channel po flitet për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe protestat që po vazhdojnë më pas. Një debat i fortë u zhvillua mes gazetarit Arjan Çani dhe aktorit Artan Imami.

23:06
Spahiu në Open: Shembja e Teatrit Kombëtar një vepër penale, ja pse u shemb me 17 maj

Sonte në Open në Top Channel po flitet për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe protestat që po vazhdojnë më pas. Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu tha se shembja e Teatrit Kombëtar është vepër penale.

23:03
UEFA u lehtëson punën Federatave, 25 maji nuk është afati i fundit për dorëzimin e kalendarëve!

25 maji nuk është më afati i fundit që Federatat e Futbollit kanë për të dorëzuar në UEFA, kalendarin dhe datat e reja për rifillimin e sezonit futbollistik dhe mënyrën sesi do ta çojnë deri në fund atë. Sipas “SportMediaset”, Federatat do të duhet të komunikojnë nëse dhe me çfarë formati do ta përmbyllin sezonin.

23:02
Sllovenia zyrtarizon rikthimin e futbollit, buzëqesh Endri Çekiçi.

Sllovenia është shteti i radhës në Europë që i ka ndezur dritën jeshile futbollit. Federata ka gjetur akordin me autoritetet shtetërore dhe është zgjedhur data e rifillimit të kampionateve të lëna përgjysmë prej koronavirusit. Ndeshjet do të rinisin më 5 qershor.

23:02
PSG sfidon Realin e Madridit, tenton afrimin e Haaland!

Jo vetëm Reali i Madridit por edhe Paris Saint Germain interesohet për talentin e Dortmundit Erling Haaland. Sipas asaj që shkruan gazeta spanjolle Marca, drejtuesit e klubit francez kanë nisur që tani të mendojnë për pasuesin e Kylian Mbappe i cili nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me PSG-në dhe po mendon seriozisht largimin me Realin e Madridit që qëndron në pole position për yllin francez.

23:01
Edhe Milani në garë për Jeremie Boga!

Është edhe Milani në listën e skuadrave pretendente që duan të firmosin me sulmuesin anësor të Sassuolos Jeremie Boga. Ky i fundit është një zbulim i skuadrës nga Reggio Emilia.

23:01
Ceferin optimist: Tifozët kthehen shpejt në stadiume, futbollin nuk e ndali lufta dhe jo më koronavirusi!

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin është optimist jo vetëm për rifillimin e këtij sezoni futbollistik në pjesën më të madhe të vendeve të Europës, por edhe për rikthimin e tifozëve në stadiume në një kohë rekord dhe jo në fillim të vitit të ardhshëm siç është menduar fillimisht. Ceferin në deklaratën e tij theksoi se futbollin nuk e ndali lufta e jo më koronavirusi, për të cilin slloveni thotë se tashmë njihet më mirë dhe se futbolli mund të ndryshojë disa nga rregullat për t’iu përshtatur.

23:00
Tare bind Inzaghin, trajneri rinovon deri në 2023-in me Lazion!

Lazio dhe Simone Inzaghi do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre deri në vitin 2023. Mungojnë vetëm firmat për zyrtarizimin e kontratës së re të trajnerit me klubin bardhekaltër.

22:59
Roberto Martinez rinovon me Belgjikën deri në Katar 2022!

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me Federatën Belge të Futbollit deri në përfundim të Botërorit Katar 2022. Lajmi është konfirmuar nga vetë Federata që bën me dije se kombëtarja e “Djajëve të Kuq” do të drejtohet nga Roberto Martinez edhe dy kompeticionet madhore Euro 2020 dhe Katar 2022 që do të zhvillohen gjatë dy viteve të ardhshme.

22:59
Kërkohet nga disa skuadra të mëdha, Cellino i vë çmimin mesfushorit italian

Interi, Juventusi, Paris Saint Germain dhe Barcelona janë vënë në lëvizje për të nënshkruar me talentin italian të Brescias, Sandro Tonali, ndërsa sipas mediave italiane, janë pikërisht zikaltrit nga Milano ata që kanë avancuar më shumë në negociata.

22:58
Kampionati italian hedh një tjetër hap drejt rifillimit, javën e ardhshme nisin stërvitjet në grup

Kampionati Italian ka hedhur një tjetër hap drejt rifillimit të Serisë A. 28 maji është zyrtarisht data që skuadrat mund të stërviten ne grup, pas miratimit që morën nga Komiteti Teknik, por nën masa te larta sigurie.

22:58
Fate të “kryqëzuara”, Arthur dhe Pjanic kanë në dorë të ardhmen e njëri-tjetrit

Arthur dhe Miralem Pjanic kanë në dorë të ardhmen e njëri-tjetrit. Orët e fundit kanë qarkulluar zëra për një kalim të brazilianit në radhët e bardhezinjve dhe të boshnjakut tek Barcelona, teksa Juventus do të përfshijë edhe Mattia De Sciglio në këtë tratativë.

22:57
Talenti shqiptar bind Ipswichin, rinovon kontratën për 3 sezonet e ardhshme

Ashtu siç konfirmoi pak ditë më parë në një lidhje direkte me emisionin “FanZone” në Supersport, futbollisti i talentuar shqiptar Armando Dobra ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me skuadrën e tij Ipswich Town.

22:57
Rossi: Ky sezon do të jetë “gjysmak”, por më mirë sesa të rrimë në shtëpi

Valentino Rossi deklaron se kampionati i sivjetshëm në Moto GP do të jetë sa i veçantë, po aq edhe i ndryshëm krahasuar me botërorët e sezoneve të kaluar në klasin mbretëror, megjithatë për 7 herë kampionin e botës në cilindratën më të lakmuar të motoçiklizmit, një zgjidhje e tillë është shumë më e mirë se sa alternativa tjetër për të ndenjur në shtëpi, apo për të qëndruar një vit pa garuar.

22:57
Neuer “besnik” ndaj Bayernit, rinovon kontratën edhe për 3 sezone

I është bashkuar Bayernit të Mynihut plot 9 vite më parë, kur kishte vetëm 25 vite mbi supe, por duket se Manuel Neuer do ta mbyllë karrierën e tij si futbollist, pikërisht te skuadra bavareze, ku ka fituar shumë ndër vite.

22:56
Martini: Ndërprerja ka ndikuar shumë psikologjikisht, duam vendin e dytë

Topi ka rinisur të rrotullohet në Shqipëri dhe ky është një motiv i madh për të buzëqeshur. Kjo është gjendja shpirtërore e trajnerit të Teutës Edi Martini dhe në fakt nuk ke se si të mos e pranosh që rinisja e stërvitjeve ka rikthyer edhe entuziazmin tek skuadrat.

22:56
Sane refuzon ofertën e Liverpoolit, do vetëm Bayernin e Mynihut

Leroy Sane i mbyll derën Liverpoolit, duke deklaruar se nuk është i interesuar për një kalim të mundshëm te klubi nga Merseyside. 24-vjeçari gjerman nuk është aktivizuar fare gjatë këtij edicioni të Premier League-s për shkak të dëmtimeve dhe problemeve të shumta fizike. Futbollisti me tipare sulmuese që numëron 21 takime me fanellën e “mannschaft”-it, konsiderohet si njëri prej lojtarëve më të talentuar në radhët e Manchester City-t, megjithatë gjërat kanë ndryshuar dhe ndoshta edhe marrëdhëniet me trajnerin Pep Guardiola nuk janë më njësoj.

22:56
Zyrtare, sulmuesi francez zgjat edhe një vit kontratën me Chelsea-n

Tani është zyrtare. Olivier Giroud do të qëndroje te Chelsea edhe sezonin e ardhshëm. Pasi emri i tij u lidh me skuadra të tilla si Inter dhe Lazio gjatë merkatos së janarit, francezi vendosi të zgjaste marrëveshjen me blutë e Londrës.

22:55
Reagon Bylisi: Ja e vërteta me Vicente de Paula

Klubi i Bylisit ka reaguar në lidhje me deklaratën e dhënë nga lojtari brazilian, Visente de Paula Mercedes. Sipas ballshiotëve, që japin edhe fakte, në një reagim zyrtar që ka dhënë klubi, deklarata e brazilianit është e pavërtetë. Ja reagimi i FK BYLIS:

22:54
Zyrtare, legjenda e Athletic Bilbaos i jep fund futbollit

Aritz Aduriz ka njoftuar se po largohet nga futbolli për shkak të problemeve në rrëzë të kofshës. 39-vjeçari, i cili i jep fund marrëdhënies së tij kontraktuale me Athletic Bilbaon në 30 qershor, tregoi disa muaj më parë qëllimin e tij për të varur këpucët në gozhdë, por ajo deklaratë erdhi para se garat të pezulloheshin përkohësisht për shkaku të Koronavirusit. Sidoqoftë, sot, lamtumira është përfundimtare.

22:54
Jurgen Klopp për rikthimin: Ishte si dita e parë e shkollës

“Kthimi në stërvitje ishte si nxënësit në ditën e parë të shkollës. Isha aq i etur sa 46 vjet më parë. Në fakt, u zgjova më herët se zakonisht, vesha uniformën dhe shkova në terren. Ishte bukur. Unë isha i lumtur që pashë përsëri lojtarët: të gjithë ishin në humor të mirë dhe të aftë.”

22:54
Federata Italiane shtyn sezonin deri në fund të gushtit

Ndalen përfundimisht në Itali kampionatet e diletantëve, ndërsa ndërsa ato të Serisë A, B dhe C duhet të luhen deri në fund. Ky është vendimi i fundit i këshillit të federal të FIGC, që zhvilloi mbledhjen e radhës.

22:53
Zbulohet futbollisti i Gjilanit me COVID-19: Nuk kam asnjë shqetësim

Futbollisti i Dritës së Gjilanit, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19 është Izair Emini, një emër i njohur edhe për opinionin futbollistik në Shqipëri, pasi ka luajtur me Kukësin në Superiore. Në një prononcim për mediet në Kosovë, Emini e pranon faktin se ka rezultuar pozitiv, por thekson se nuk ka simptoma dhe nuk ka ndier asnjë shqetësim.

22:52
Pipero në “FanZone”: Futbolli të nisë në qershor, të zbatohen protokollet

Brenda dy muajve është bërë më i famshëm se nje “rock-star”, i pranishëm në shtëpinë e thuajse çdo shqiptari përmes ekranit. Megjithatë, karriera e tij nuk është ajo e një meteori të muzikës, është ndërtuar ndër dekada, e tani, me koronaviorusin, thjesht sa është vënë në dukje.

22:51
Hadërgjonaj i kënaqur me karrierën: Kasimpasa me ambicie, s’e përjashtoj kthimin te …

Pas pararojës “Gjermani”, futbolli pret të rikthehet me ndeshjet zyrtare kudo në Europë dhe optimizmin për pjesën e Turqisë e përcjell Florent  Hadërgjonaj. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës u transferua në janar te Kasimpasa,  hapi i radhës së një karriere që, pavarësisht moshës së re, e ka parë të luajë që nga Young Boys në Zvicër, e deri te Ingolstadt apo Huddersfield në Angli, karrierë për të cilën është pa dyshim krenar.

22:46
Vodhën në një dyqan të maskuar me shalqinj në kokë, arrestohet 20-vjeçari

Dy të rinj, të maskuar me “lëkura shalqinjsh”, janë kapur nga kamerat e sigurisë, duke vjedhur në një dyqan, në Virxhina të SHBA-ve.

22:44
FOTO/ Gjithçka çfarë ka ndodhur në këtë pandemi

Padyshim që pandemia e koronavirusit do të përfundojë një ditë. Por ajo që do të mbetet pas, janë mijëra kujtime, vdekje, izolim, por edhe momente të lumtura e të paharrueshme.

22:40
Cikloni Amphan “shtrin kthetrat”/ Të paktën 12 të vdekur, mijëra shtëpi të shkatërruara

Cikloni Amphan, ka përfshirë Indinë dhe Bagladeshin, ku si pasojë 12 persona kanë humbur jetën. Sipas mediave të huaja, të gjitha vdekjet e raportuara janë në rajonin Bengal, e cila shtrihet në pjesën lindore të Indisë. Autoritetet njoftuan se në mesin e viktimave, është dhe një vajzë në rajonin Howrah, e cila mbeti e bllokuar në rrënojat e banesës ku jetonte.

22:36
“Dashuri e rrezikshme”/ Postoi foto në rrjete sociale duke puthur të dashurën, arrestohet “atleti ninxha”

Një “atlet ninxha” nga Irani, është arrestuar për kryerjen e veprimeve “vulgare”, pasi postoi në rrjete sociale, foto, duke u puthur me një vajzë, mbi çatitë e Teheranit (kryeqyteti i Iranit).

22:34
Dita e dasmës i kthehet në “tmerr”, nusja shokohet nga ajo që mëson për të ëmën

Një nuse 33-vjeçare në Australi, ka rrëfyer për ndjekësit e saj në rrjete sociale, ngjarjen e pabesueshme që i ka ndodhur ditën e dasmës. Jane Lu, drejtoreshë e përgjithshme e një kompanie mode në Australi, zbuloi teksa po fliste me ndjekësit e saj në “Tik Tok”,  se e ëma kishte veshur ditën e saj të dasmës, një fustan nusërie, që për hir të së vërtetës, ishte më i bukur se fustani i saj.

22:24
‘T’ju vijë turp, je pjesmarrës në krim’- plas debati në Open mes dy aktorëve

Sonte në Open në Top Channel po flitet për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe protestat që po vazhdojnë më pas.

22:20
Arjan Çani tregon në Open: Ja kush janë 3 arsyet që Edi Rama shembi Teatrin Kombëtar

Sonte në Open në Top Channel po flitet për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe protestat që po vazhdojnë më pas. Gazetari i njohur Arjan Çani tha në Open se i vetmi që deshi të shembte teatrin është Edi Rama.

22:17
“Eni mbyllja gojën Imamit, nuk flas dot kështu”/ Arjan Çani: Nuk dua të zihem me ty

Në momentin që Çani po fliste, Imami e ndërpreu dhe kjo gjë nuk u prit mirë nga ana e gazetarit, i kërkoi gazetares Eni Vasili të pushonte Imamin.

22:12
Kurti: “Trepça” do të jetë pjesë e pakos së rimëkëmbjes ekonomike

Kombinati metalurgjik “Trepça” do të jetë pjesë e pakos së dytë fiskale të rimëkëmbjes ekonomike, ka thënë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite që ka zhvilluar të mërkurën në këtë kombinat.

22:06
Bora Zemani “ngre temperaturat” në Instagram (FOTO)

Bora Zemani është një nga moderatoret më të bukura shqiptare.

22:03
Arrestohet mësuesja 38 vjeçare që fjeti me nxënësin që strehonte në shtëpi

Një mësuese është arrestuar për krime seksuale, teksa kishte bërë seks me një ish-nxënës të saj që kishte strehuar përkohësisht në shtëpi. Bashkëshorti i saj raportohet se kishte regjistruar skenën mes të dyve.

21:59
I kanë kërkuar presidentit që të shpërndajë parlamentin, ja si përgjigjet Budina

Në emisionin e Open ishte i ftuar Edmond Budina i cili ka folur në lidhje me kërkesën që i kanë bërë presidentit për të shpërndarë parlamentin.

21:53
Veliaj nxjerr pamjet: Hidhini një sy projekteve të arkitektit Ingels, teksa ne humbëm 3 vjet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar

Bjarke Ingels, projektuesi i Teatrit të ri Kombëtar është shpallur nga “Time Magazinë” si një nga 100 njerëzit më influencues në botë. Emri i tij mban firmën e disa prej projekteve më mbresëlënëse arkitekturore në Europë, por edhe me gjerë përtej oqeanit, në SHBA, si dhe në Australi, Kinë dhe Singapor.

21:47
Vrau vajzën 7 vjeçe në Britani, ndaj shqiptares ngrihet zyrtarisht akuza/ Prindërit: Ishte drita e syve tanë!

Ndaj 30-vjeçares që i mori jetën me një goditje në qafë një vajzë 7 vjeçe në Angli, është ngritur zyrtarisht aktakuza për vrasje dhe do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim përpara se të dalë përpara gjykatës të martën.

21:42
Aktori i Hollywood vret veten pasi qëlloi mbi nënën e fëmijës së tij, disa ditë pas lirimit nga burgu

Aktori 29 vjeçar i Hollywood, Hagen Mills ka vdekur pas një tentative për vrasje-vetëvrasje në shtëpinë e partneres së tij në Kentucky, SHBA.

21:42
​Spanja vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme deri më 7 qershor

Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez mori mbështetjen parlamentare për një zgjatje të pestë të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit, por përsëri nga një shumicë e ngushtë edhe pas një debati të ndezur, duke treguar një ndarje të thellë politike në vend.

21:39
Tërhiqet Johnson & Johnson/ Nuk do të shesë më pudrën talk në SHBA e Kanada, por nëpër botë po!

Kompania me bazë në Shtetet e Bashkuara Johnson & Johnson, deklaroi se nuk do të shesë më në SHBA dhe Kanada pudrën e saj ikonë për foshnja me bazë talku kur të mbarojnë furnizimet aktuale, pavarësisht pse beson që ky produkt është i sigurt.

21:34
118 punonjës humbasin pagën e luftës, ekonomisti aplikon jashtë afateve

 Fiks Fare trajtoi problematikën e ngritur nga 118 punonjës të fasonerisë Lorenco Shpk, Korçë. Ata kanë humbur të drejtën e pagës së luftës, pasi ekonomisti i subjektit ka aplikuar 4 ditë me vonesë. Afati i fundit sipas VKM-së ishte data 10 prill, dhe aplikimi nga ana e tij është bërë me 14 Prill, ndërkohë që shkëputjen e punëtorëve nga puna dhe sigurimet e kishte bërë me datë 10. Kryeministri në media ka deklaruar që do të shqyrtohen edhe këto raste por nuk ka akoma një vendim të shkruar.

21:31
Budina: Edhe politikanët janë qytetar, janë të mirëpritur të gjithë për mbështetje

Në emisionin e Open ishte i ftuar Edmond Budina i cili ka folur në lidhje me mbështetjen që opozita po i jep kauzës së tyre.

21:28
Pasojat e Covid-19/ Bien emetimet e dioksidit të karbonit

Politikat qeveritare në mbarë botën për mbylljen e aktivitetit ekonomik gjatë pandemisë së Covid-19, kanë bërë që niveli I emetimeve të dioksidit të karbonit të shënojë një rënie prej 17%, ndërkohë që në disa vende, ajo ka arritur edhe në nivelin e 26%.

21:21
Modeli suedez nuk funksionon? Shkalla më e lartë e vdekshmërisë në Evropë!

Suedia ka rregjistruar mesatarisht 6,25 vdekje në ditë për një milionë vetë për shkak të koronavirusit gjatë javës së fundit.

21:16
Pa festë për mbrëmjen e maturës! Veshjet e gjimnazistëve kanë mbetur vetëm në foto për shkak të pandemisë

Maturantët nuk do të mund të festojnë bashkë kalimin nga një cikël i jetës në tjetrin.

21:15
​Haradinaj shtron iftar për BIK-un

Si vazhdimësi e pritjeve tradicionale në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka shtruar iftar për nder të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiut Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij.

21:14
OKB, Rusia e Vatikani dënojnë planin unilateral të Izraelit për aneksimin

Refuzimi ndërkombëtar për aneksimin nga Izraeli të disa pjesëve të Bregut Perëndimor fitoi më shumë vrull sot pasi OKB, Rusia e Vatikani shprehën kundërshtime të forta për planin që mund të nisë të zbatohet në verë.

20:58
​14 raste të reja me COVID-19, totali në Kosovë kalon mbi 1 mijë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 14 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 208 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

20:49
Kroacia nuk pyet për koronavirusin! Shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Frika e koronavirusit nuk e ndaloi presidentin kroat, Zoran Millanoviq të shpallte zgjedhjet e parakohshme parlamentare në 5 korrik.

20:44
Ekspertët: Kolonizatorët njerëzorë të Marsit do të duhet të ndryshojnë ADN-në

NASA po përgatitet për nisjen e misioneve me njerëz drejt Marsit rreth vitit 2030 por ka nevojë për një mënyrë për të mbrojtur astronautët e saj nga niveli i lartë i radiacionit dhe efektet e mikrogravitetit.

20:42
Itali/ Vetëm 665 raste të reja në 24 orët e fundit me Koronavirus

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 32330, që do të thotë janë 161 viktima në 24 orët e fundit.

20:42
Rregulla të reja në aeroporte/ Kujdes! Tani duhet më shumë kohë

Pasagjerët duhet të planifikojnë më tepër kohë për të shkuar në aeroport në të ardhmen, sepse atje do t`i presin procedura të zgjeruara kontrolli.

20:37
​Zogu i zhdukur shfaqet pas 136 mijë vjetësh

Zogu aldabra, gjeli me pendë të bardha, mendohej të ishte zhdukur 136,000 vjet më parë.  Megjithatë, ai u vu re kohët e fundit dhe i la shkencëtarët të tronditur, transmeton KosovaPress.

20:32
DOKUMENTET/ Debati ne 1954 midis “babait” të trashëgimisë Gani Strazimirit dhe krerëve komunistë për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar te godina e Kuvendit Popullor

Kërkesa për ndërtimin e një “shtëpie” të re për aktorët e Teatrit Kombëtar daton që në vitin 1954, kur është bërë edhe një debat i madh midis “babait” të trashëgimisë kulturore shqiptare, Gani Strazimiri dhe krerëve komunistë, që nga Josif Pashko, Spiro Koleka e deri te kryeministri Mehmet Shehu. Për shkak të materialeve të dobëta me të cilat ishte ndërtuar kjo godinë, e cila në kohën e pushtimit italian kishte shërbyer si një ndërtesë “dopolavoro” për argëtimin e ushtarëve italianë, me jetëgjatësi jo më shumë se 15 vjet, udhëheqja e asaj kohe kërkonte të gjente patjetër një godinë të re teatri, e cila do të ishte e përshtatshme për shfaqje.

20:29
Itali, porosisin kafe/ Paguajnë 100 euro në shenjë solidariteti

Dy miq në Caserta të Italisë porositën kafe dhe paguan për të nga 50 euro secili.

20:23
Sherri për dashurinë, Albatrosi: Në Tiranë bëhet nami, femrat duan të vështirët!

Albatros Rexhaj ishte pjesë e diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku mbajti qendrimin e tij rreth dashurisë dhe kontributit të dy palëve në çift.