Sonte në Open në Top Channel u diskutua për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe protestat që po zhvillohen nga aktorët dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Një tjetër përplasje u zhvillua, kësaj radhe mes Neritan Sejaminit dhe aktorit Artan Imami.

Debati nisi kur Imami i tha Sejaminit që PD-ja erdhi në teatër duke e quajtur godinën e teatrit, tokë e xanun.

Pjesë nga debati:

Imami: Ty të ka ardhur në majë të hundës  me Ramën, ndërsa mua më ka ardhur në majë të hundës me të gjithë.

Sejamini: Shembja e Teatrit Kombëtar është krim. Rama bëri krim.

Imami: Erdhi PD-ja te teatri dhe tha ‘tokë e xanun’.

Sejamini: Ky është provincializëm. Tokë e xanun është shprehje provinciale.

Imami: Kështu erdhët dhe thatë. Tokë e xanun thatë.

Sejamini: Pse kritikon vetëm këto të tjerët. Më thuaj një kritikë ndaj Edi Ramës.

Top Channel