Reshjet e dendura të shiut përgjatë orëve të para të mëngjesit kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve në Durrës.

Ujërat kanë pushtuar kryesisht kryqëzimet e rrugëve, siç duket dhe në pamjet e marra nga operatori N. Vlashi, në kryqëzimin pranë stadiumit ”Niko Dovana”.

Me rënien e intensitetit të reshjeve pritet të tërhiqen dhe ujërat nga rrugët e trotuaret.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel