Pasojat e Covid-19, bien emetimet e dioksidit të karbonit

21/05/2020 03:07

Politikat qeveritare në mbarë botën për mbylljen e aktivitetit ekonomik gjatë pandemisë së Covid-19, kanë bërë që niveli i emetimeve të dioksidit të karbonit të shënojë një rënie prej 17%, ndërkohë që në disa vende, ajo ka arritur edhe në nivelin e 26%.

Një studim i botuar së fundi nga revista Nature Climate Change ka shqyrtuar situatën në vende të ndryshme e tani thotë se pastrami i ajrit ka ndodhur vërtet, e madhe me shifra të prekshme.

Shteti ku emetimet ranë më shumë ndër të gjithë ishte Kina, e cila nisi ta praktikonte karantinën që në muajin janar. Në vend të dytë pas saj vijnë Shtetet e Bashkuara, sipas studimit të realizuar nga Universiteti i Anglisë Lindore dhe ai i Stanfordit. Në Kinë megjithatë, ndotja e ajrit rifilloi sërish në muajin prill pas vendimit të qeverisë për të lejuar rihapjen e pjesshme të ekonomisë.

Tetorin e vitit të kaluar, Agjensia Europiane e Mjedisit deklaroi se në 2016-tën, ndotja e ajrit kishte ndikuar në 412,000 vdekje të parakohshme në Europë. Organizmi me seli në Hagë thoshte atëherë se “transporti rrugor, termocentralet, industria dhe bujqësia ishin ndër burimet kryesore të ndotësve të ajrit”.

Top Channel