Sllovenia zyrtarizon rikthimin e futbollit, buzëqesh Endri Çekiçi.

20/05/2020 23:02

Sllovenia është shteti i radhës në Europë që i ka ndezur dritën jeshile futbollit. Federata ka gjetur akordin me autoritetet shtetërore dhe është zgjedhur data e rifillimit të kampionateve të lëna përgjysmë prej koronavirusit. Ndeshjet do të rinisin më 5 qershor.

Vendim është marrë edhe për gjysmëfinalet e Kupës. Këto duele do të luhen më 9 dhe 10 qershor, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet mbrëmjen e 24 qershorit. Javën e ardhshme do të publikohen datat e ndeshjeve deri në fund të sezonit. Endri Çekiçi është futbollisti i vetëm shqiptar që luan në Prva Liga, aty ku po shkëlqen për të dytin sezon radhazi.

Pogradecari i talentuar aktivizohet te skuadra që kryeson kampionatin slloven Olimpija Ljubljana. Çekiçi ka zhvilluar një sezon fantastik teksa numëron 10 gola të shënuar, 9 në kampionat dhe 1 në kualifikueset e Europa League.

Top Channel