Sonte në Open në Top Channel u diskutua për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe protestat që po zhvillohen nga aktorët dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Një tjetër përplasje u zhvillua mes gazetarit Arjan Çani dhe aktorit Artan Imami.

Debati nisi kur Imami i tha Çanit që e ka etiketuar atë si aktor të shitur.

Pjesë nga debati:

Imami: Ke thënë në emisionin tënd që kush del pro shembjes është i shitur. Të të vijë turp.

Çani: Nuk e kam thënë. Mos fyej. Unë nuk të fyeva.

Imami: E ke thënë tek emisioni jot.

Çani: Mos më bëj të them atë që të ka thënë Rama ty në sy.

Imami: Çfarë më ka thënë?

Çani: Rama të ka thënë koordino mendimet para se të flasësh.

Imami: Edhe unë i kam shumë Ramës.

Çani: Çfarë i kë thënë?

Imami: Nuk ta them ty.

Çani: Ahaaaha. Ke frikë ta thuash.

Top Channel