E hënë, 02 Mars 2020
20:40
Francë/ Reforma e pensioneve që ngjalli debate do të zbatohet pa votim parlamentar

Asambleja Kombëtare e Francës debatoi për dy javë pa arritur të vendosë. Tani reforma që ka ngjallur debate do të zbatohet pa votim parlamentar.

20:37
Koronavirusi/ Ekonomia botërore në rrezik

Koronavirusi ka potencialin të gjunjëzojë ekonominë botërore. Ekspertët llogarisin se do të ketë efekte të rënda tek eksportet dhe zinxhiri i prodhimit e furnizimit.

20:35
“Babi ka shitur lëngje dhe cigare në rrugë”, aktorja e njohur krenare për të atin

Aktorja simpatike e serialit “O Sa Mirë”, Erza Ramuka, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku rrëfeu historinë e jetës së babait të saj.

20:34
“Vajza e Rezartës mban në kurriz një njollë”, Megi flet për sherrin me Rezarta Shkurtën

Pak ditë pas vdekjes së Nexhmijë Hoxhës, në rrjetet sociale shpërtheu një sherr virtual mes Rezarta Shkurtës dhe Megi Manes, mbesës së një prej të pushkatuarve të kohës së komuzimit.

20:28
BE: Hapni negociatat me Shqipërinë/ Raporti i ndërmjetëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Komisioni europian ka rikonfirmuar sot rekomandimin e tij pozitiv për çeljen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë. Komisioni ka hartuar një raport të ndërmjetëm i cili pritet t’u shërbejë si një bazë e re vlerësimi vendeve anëtare, në mbledhjen e Këshillit europian në fund të këtij muaji, ku me gjasë do të diskutohet sërish tema për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, ndërkohë që do të miratohet dhe metodologjia e re e prezantuar muajin që shkoi.

20:25
Haki Abazi nuk tregon shenja tërheqjeje nga ideja e reciprocitetit

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi deklaroi të dielën se heqja e tarifave ndaj mallrave serbe që nga nesër, do të ishte një fillim i mbarë për më shumë përparim.

20:22
Atentati në Durrës/ Gjendet një makinë e djegur në afërsi të Rrogozhinës, dyshohet e autorëve

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.14 në Durrës, ku u vranë dy persona.

20:20
Vatikani vendos të hap arkivat sekrete

Vatikani i hapi arkivat për papatin e Piut të XII, të mbajtura sekret me dekada të tëra, në mesin e akuzave se ai e pat mbyllur njërin sy ndaj Holokaustit. Kritikët thonë se Piu XII, ndonjëherë i etiketuar si “Papa i Hitlerit”, e ka ditur se Gjermania naziste ka qenë duke vrarë njerëz, por nuk ka vepruar.

20:19
Thaçi dhe Vuçiç takohen në Shtëpinë e Bardhë

Zëri i Amerikës mëson se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë.

20:18
Reagimi i guximshëm i 11 vjeçarit të sëmurë kur mëson se do të vdesë në një ditë më nënën

Joel Shaw ishte vetëm 11 vjeç kur vdiq nga kanceri në të njëjtën ditë si nëna e tij, e cila u mbyt në një aksident gjashtë vjet më parë.

20:18
Koronavirusi/ Ursula von der Leyen: Rreziku është rritur nga “i moderuar“, në “i lartë“

Komisioni Europian njoftoi se blloku është gati të marrë çdo masë të nevojshme për të menaxhuar krizën e shpërthimit të koronavirusit, dhe impaktin që mund të ketë ajo në ekonomi. BE-ja e rriti nivelin e rrezikut nga Covid 19, e këtë e pohoi the Ursula von der Leyen.

20:04
Emri/ Ky është një nga viktimat që mbeti i vrarë sot në Durrës

Durrës- Dorjan Shkoza 35-vjeç, është një nga viktimat e atentatit të ndodhur sonte në mbrëmje në qytetin e Durrësit Ndërkohë viktima tjetër është A.A.

20:03
Gjykata dënon portalin shpifës/ Top Channel e paditi për shpifje, syri.net duhet të përgënjeshtrojë

Top Channel ka fituar një beteje ligjore kundër portalit Syri.Net të cilin televizioni e kishte paditur për shpifje. Gjykata e Tiranës vendosi të pranojë në kërkesën e palëve paditëse në këtë rast televizionin Top Channel duke konstatuar shkaktimin e dëmit jopasuror ndaj shoqërisë paditëse Top Channel sh.a i njohur si një televizion mbarë kombëtar.

19:57
Britani, 14 ushtarakë të kthyer nga lufta në Afganistan kanë vrarë veten në 2 muaj

Një raport i fundit në Britani thotë se ka pasur një seri vetëvrasjesh të ish-ushtarakëve në Afganistan.

19:57
Meta tha se do të shpërndante parlamentin më 15 mars, reagon Rama: Mund t’i shpallësh luftë edhe SHBA-ve, por…

Teksa ka firmosur dekretin kundër ligjit që i hoqi atij kompetencën për betimin e gjyqtarëve të rinj kushtetues, Presidenti i vendit Ilir Meta u shpreh:

19:45
Dy të vrarë në Durrës, reagon policia: Të shtënat erdhën nga një makinë në lëvizje

DURRËS- Dy persona kanë mbetur të vrarë në qytetin e Durrësit gjatë mbrëmjes së sotme. Sipas policisë viktimat janë D. Sh, 35 vjeç dhe A. A. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:55, në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës, në rrugën afër tregut të perimeve.

19:41
Manifestimi/ Studentja: Pavarësisht rezistencës sonë të gjitha kërkesat shkuan në vesh të shurdhër

Në manifestimin e sotëm të mbajtur nga presidenti Ilir Meta, ka marrë fjalën edhe një studente.

19:34
Tronditet Durrësi/ Një i vrarë dhe një i plagosur nga të shtënat me armë

DURRËS- Një person ka mbetur i vrarë ndërsa një tjetër i plagosur rëndë pas disa të shtënave në qytetin bregdetar të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në lagjen nr.14 të Durrësit.

19:26
Ajo që mbeti pas tubimit të Presidentit/ Protestuesit shkelin flamujt, bulevardi mbushet me mbeturina

Ajo që mbeti pas fjalimit të presidentit Ilir Meta në tubimin e thirrur nga vetë ai ishte jo fortë e këndshme.

19:20
Paralajmërimi i Metës: Nëse nuk ka reflektim, pas 15 marsit do firmos shpërndarjen e parlamentin

Presidenti Ilir Meta gjatë protestës së thirru nga vetë ai kundër mazhorancës, ka firmosur edhe një dekret që sipas tij është kundër ligjit të mazhorancës për t’i hequr kompetencën për betimin e gjyqtarëve të rinj kushtetues.

19:04
Pse Meta mbajti në dorë flamurin amerikan? “Nuk e kam SHBA-në të parë…”

Presidenti i vendit, Ilir Meta gjatë firmosjes së dekretit kundër ligjit që i hoqi presidentit kompetencën për betimin e gjyqtarëve të rinj kushtetues, në dorë ka mbajtur një flamur amerikan. Ai ka sqaruar edhe arsyen e këtij veprimi duke thënë se SHBA është vendi i dytë për të pas Shqipërisë.

19:02
Meta me flamurin e SHBA-ve në dorë, ambasadorja: Jam e surprizuar, nuk kemi të bëjmë me…

Meta gjatë manifestimit që mbajti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mbajti një flamur Amerikan në dorë ku u shpreh.

18:46
Meta paralajmëron firmosjen e dekretit për shpërndarjen e parlamentit

Teksa ka firmosur dekretin kundër ligjit që i hoqi atij kompetencën për betimin e gjyqtarëve të rinj kushtetues, Presidenti i vendit Ilir Meta ka paralajmëruar edhe firmosjen e dekretit për shpërndarjen e parlamentit.

18:42
Meta: Ku po shkojmë kështu? Gushti i shtetit avancon paralelisht me shpopullimin e vendit

Presidenti Ilir Meta në foltoren para protestuesve hodhi akuza ndaj mazhorancës duke thënë se me “grushtin e shtetit” që po tentojnë po ndikojnë në shpopullimin e vendit.

18:31
Pritet një super spektakël, skena gjigante e “Take Me Out Albania” thuajse gati!

Shumë shpejt në ekranin e Top Channel do të nisë programi më i suksesshëm “dating” në botë, “Take Me Out Albania”.

18:28
Meta sqaron pse thirri protestën: Pasuria kombëtare po vidhet çdo ditë

Presidenti Meta ka sqaruar në fjalimin e tij se pse vendosi të thërriste protestën e këtij 2 marsi kundër mazhorancës. Sipas Metës, institucionit të Presidencës i kanë shteruar të gjitha përpjekjet demokratike dhe sipas tij kjo ishte mënyra e vetme për të mbrojtur popullin nga grushti i shtetit.

18:21
Meta: Kur institucionet bien, ngrihet populli

Presidenti Meta teksa po mban një fjalim para protestuesve të thirru nga vetë ai, ka ashpërsuar gjuhën dhe thirrjet, duke thënë se kur institucionet bien është koha që të ngrihet populli.

18:17
Meta e nis me tone të larta para protestuesve: Presidenti “Kuq e Zi” ulet në gjunjë vetëm para popullit

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka marrë fjalën e tij në tubimin e thirrur kundër mazhorancës, duke thënë se ai si president përulet vetëm para flamurit dhe para popullit.

18:11
Momentet e kapjes të pengmarrësit në Manila nga policia, pas dorëzimit paqësor

Pas lirimit të pengjeve nga qendra tregtare Greenhills Mall në Manila, ish-punonjësi i shkarkuar që mbajti peng rreth 30 njerëz për disa orë, u dorëzua te autoritetet, në momentet e kapura nga kamerat kur agjentët i hidhen sipër duke e neutralizuar.

17:50
Zhdukja e familjes me 4 persona mbetej mister, derisa kolegu foli ‘në kohë të shkuar’

Joseph e Summer McStay dhe dy fëmijët e tyre të vegjël kishin lënë ushqimin e kokoshkat në tavolinë dhe qentë në kopësht, para se të zhdukeshin në Fallbrook në Kaliforni.

17:49
Meta bie ne gjunjë dhe përshëndet me “shqiponjë” protestuesit

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka zgjedhur që të ulet në gjunjë para protestuesve që kanë dalë për t’ju përgjigjur thirrjes së tij.

17:49
Frok Çupi në Top Talk: Sot nis fillimit i fundit të ciklit të Ilir Metës. Manifestimi antikushtetues

Në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar analisti Frok Çupi. Në këto momente është duke u mbajtur dhe një manifestim i thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, e cilësuar prej tij si “besëlidhja kombëtare”. Thirrjeve të presidentit i janë përgjigjur pozitivisht dhe liderët kryesorë të  opozitës së bashkuar, me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin  në krye, të cilët së bashku me mbështetësit e tyre kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

17:45
Manifestimi/ Shpaloset flamuri gjigant

Presidenti Ilir Meta ka thirrur sot popullin në një manifestim në mbrojtje të kushtetutës siç e ka quajtur ai.

17:32
Meta futet “Live” para protestës: Liri Demokraci, sot nis një pranverë që nuk do mbarojë…

Pak minuta se të dal në podiumin para protestuesve që ka thirru në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Presidenti i vendit Ilir Meta me anë të një video në Facebook ka deklaruar se kjo pranverë që po nis sot nuk do të ndalet deri në rivendosjen e sovranitetit.

17:29
Basha nga manifestimi i Metës: E vetmja garanci për ruajtjen e lirisë është mbrojtja e kushtetutës

Presidenti Ilir Meta ka thirrur sot popullin në një manifestim në mbrojtje të kushtetutës siç e ka quajtur ai.

17:19
Protesta e Metës kundër qeverisë/ Reagon Presidenca: Do firmoset një dekret…

Zëdhënësi i Presidenti Ilir Meta, Tedi Blushi, me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka njoftuar se në protestën e thirru kundër qeverisë do të firmoset edhe një dekret. Megjithatë nuk është bërë e ditur se cili është dekreti që do të firmosi kreu i Shtetit.

17:14
Amerikania burgoset në Emiratet e Bashkuara prej ‘gjuhës së rëndë’ ndaj egjiptianit që i dërgonte imazhe seksuale

Një grua amerikane pritet të burgoset në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi ka dërguar një emila me gjuhë të rëndë një burri egjiptian që e përndiqte prej kohësh duke i dërguar imazhe seksuale të vetes së tij, tha një grupim i të drejtave të njeriut.

17:10
Superaksion në Itali, Belgjikë, Gjermani, Spanjë e Shqipëri/ Arrestohen 27 trafikantë, 8 shpallen në kërkim

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është zhvilluar një operacion i përbashkët mes policive të Italisë, Belgjikës, Shqipërisë, Gjermanisë dhe Spanjës, ku është goditur një grup kriminal që merrej me trafikim të lëndëve narkotike, grabitje me armë dhe trafikim armësh.

17:09
FOTO/ Protestuesit me flamuj shqiptar, mimoza dhe maska kundra Koronavirusit

Presidenti Ilir Meta ka thirrur sot popullin në një manifestim në mbrojtje të kushtetutës siç e ka quajtur ai.

17:03
Manifestimi i Metës/ Pritet nënshkrimi i një dekreti

Presidenti Ilir Meta ka thirrur sot popullin në një manifestim në mbrojtje të kushtetutës siç e ka quajtur ai.

17:01
Qesh mirë kush qesh i fundit; 13 vjeçari që e tallnin se preferonte librat, bëhet me 170 000 ndjekës në Instagram

Një 13 vjeçar që ngacmohej dhe tallej në shkollë për llogarinë e tij në Instagram ku fliste për librat e preferuar, duket se është ai që po qesh i fundit pasi ka fituar më shumë se 170,000 ndjekës.

16:49
Protesta e Metës/ Blindohen institucionet

Edhe pak minuta na ndajnë nga protesta e cila është organizuar nga Presidenti, Ilir Meta, ku sipas tij është një manifestim paqësor në mbrojtje të kushtetutës.

16:44
Protesta e Metës/ Ja nga ku po pret të bashkohet lideri i PD, Lulzim Basha

TIRANË- Teksa vetëm pak minuta na ndajnë nga protesta e thirrur nga Presidenti Meta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Top Channel mëson se gati për këtë protestë është edhe kreu i PD, Lulzim Basha.

16:43
Pacientja joshëse e koronavirusit kërkohet nga policia pas arratisjes nga karantina

E reja tërheqëse Ekaterina Repyakh raportohet se ka dalë dje me dëshirën e saj nga një spital ku ishte vënë nën karantinë për koronavirusin Covid-19 në Sevastopol të gadishullit të Krimesë, para se doktorët të përfundonin testimet e tyre.

16:28
Sarandë/ Të shpallur në kërkim për “moskallëzim krimi”, arrestohen dy të rinjtë

SARANDË- Dy persona të shpallur në kërkim janë vënë në prangat e policisë së Sarandës gjatë ditës së sotme.

16:25
Zbulohet proteina e parë jashtëtokësore në meteorin e gjetur 30 vjet më parë; Sugjeron se baza e jetës ekziston në hapësirë

Proteina e parë e njohur jashtëtokësore është zbuluar së fundmi në një meteor të quajtur Acfer 086, i cili ra në tokë në Algjeri 30 vjet më parë, raportojnë studiuesit.

16:23
Koronavirusi “kyçi”  Komisionin e Venecias, opinionet vetëm me shkrim  

 Përhapja e koronavisurit në Itali anuloi pa afat Komisionin e Venecias, por  Top Channel ka mësuar ekskluzivisht se çdo bëhet më fatin e mbledhjeve të lëna pezull për shkak të virusit që preku shumë vende të botës.

16:17
Çfarë do të ndodhë në protestë? Policia e pajisur me maska kundërgaz

Në orën 17:00 Ilir Meta do të organizojë një protestë ku sipas tij kjo protestë do të jetë për të lidhur besën me popullin dhe në mbrojtje të kushtetutës.

16:08
Britani, opozita: Lajmi i fejesës së Boris Johnson komplot për largim të vëmendjes nga skandali

Rivalët politikë të kryeministrit britanik Boris Johnson janë bashkuar së fundmi për të etiketuar njoftimin e shtatzanisë së partneres së tij si një komplot cinik hutimi prej problemeve të qeverisë.

15:49
Përgatitjet për tubimin e Metës/ Në orën 17.00 presidenti në shesh në mbrojtje të Kushtetutës

Në bulevardin Dëshmorët e Kombit po bëhen përgatitjet per tubimin që presidenti Ilir Meta ka thirrur sot pasdite në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër asaj që ai e cilëson grushti i shtetit.

15:46
Gjak kobrash, akrepa e merimanga për ushqim – pamje nga stërvitja ekstreme e marinsave amerikanë

Stërvitja e përvitshme ushtarake “Cobra Gold” e marinsave të SHBA ka filluar në Tajlandë. Në këtë ngjarje të madhe marrin pjesë mijëra ushtarë amerikanë, që kanë për detyrë të mësojnë edhe ndajnë përvojat e tyre të mbijetesës në kushte ekstreme.

15:39
Nesër Tirana pa drita, zonat dhe oraret

OSHE bën me dije se për shkak të remontit të parashikuar në NST Tec Kombinat, në datën 3 mars do të mbeten pa energji disa zona në Tiranë.

15:34
Dramë në Filipine, ish-punonjësi i armatosur mban peng 30 persona brenda qendrës tregtare

Një ish-roje sigurie i shkarkuar së fundmi nga puna, i ka dhënë fund pengmarrjes dramatike të rreth 30 personave në zyrat e personelit të qendrës tregtare në Manila.

15:33
Shehi: Nuk ndiej presion, me Kukësin fitoj titullin

Këtë të hënë në sallën e konferencave të Air Albania klubi i Kukësit prezantoi në prani të presidentit dhe drejtorit sportive trajnerin e ri Orges Shehi.

15:32
Me sytë nga Gjermania/ Në 1 mars hyri në fuqi ligji i ri i punësimit

Në 1 mars ka hyrë në fuqi ligji i ri për fuqinë punëtore në Gjermani, i cili i referohet forcave të kualifikuara të punës jashtë BE.

15:29
Vdes një shtetase gjermane/ Trupi i saj është dërguar në morg, priten analizat

Një shtetase gjermane u gjet e pa jetë në banesën e saj në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.

15:23
Rusia: Nuk mund të garantojmë më sigurinë e avionëve turkë në Siri

Qenda ruse e ndërmjetësiit në Siri tha sot se pala turke nuk mund të mbështetet më te Rusia për sigurinë e avionëve të saj në Siri pas rrëzimit të një avioni sirian nga artileria turke në Idlib.

15:15
Koncesioni korruptiv i Ridvan Bodes/ Biznesi shqiptar paguan taksën “Bode” në kufi me skanimin

Shqiptarët dhe veçanërisht biznesi shqiptar paguajnë që prej vitit 2013 një taksë shtesë që ju vendos atyre nga koncesioni i skanimit në pikat doganore.

15:14
Ekspertët: Koronavirusi mund të kthehet në një infeksion sezonal që vjen çdo dimër

Ekspertët kanë thënë se fundmi se koronavirusi i ri Covid-19 mund të bëhet një virus sezonal që kthehet çdo dimër, ashtu siç ndodh me koronaviruse të tjera të familjes së tij.

15:05
Me mimoza në dorë dhe Kushtetutën/ Meta i emocionuar: Edhe pak momente na ndajnë

“Të dashur motra dhe vëllezër Kushtetuta e popullit po pret popullin e Kushtetutës”, kështu e nis mesazhin e tij më të fundit për tubimin e sotëm presidenti Ilir Meta.

14:54
Rama takim blic me të vetët, PS mblidhet në seli

Top Channel mëson se kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat dhe deputetët në selinë e Partisë Socialistë.

14:49
Peqin/ Var veten 40 vjeçari në burg , ishte dënuar me burgim të përjetshëm

Rreth orës 14:00, në ambjentet e IEVP Peqin, shtetasi F.V., 40 vjeç, banues në Mallakastër, dyshohet se ka varur veten, i cili ka qënë i dënur me burgim të përjetshëm.

14:40
Gjykata e Përmetit shpall moskompetencën/ Henri Çili dhe 27 të tjerë përfundojnë në SPAK

Gjykata e Përmetit shpalli mos kompetencën dhe dërgoi në Spak çështjen e Henri Çilit dhe 27 të tjerëve.

14:38
Digitalb finalizon operacionin antipirateri për ndalimin e transmetimit dhe shitjes ilegale të kanaleve. Në shënjestër dhjetra servera

Digitalb, kompania e parë shqiptare që arrin të finalizojë një operacion antipirateri në territorin Europian për ndalimin e transmetimit dhe shitjes ilegale të kanaleve të platformës së saj.

14:33
Yuri Kim: “No comment” për besëlidhjen e Ilir Metës

Kryetari i PD Lulzim Basha zhvilloi një drekë pune me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. Ky takim i tyre vjen pak orë para manifestimit të paralajmëruar të Presidentit Ilir Meta në bulevard.

14:29
Qytetarët e Skraparit në autokolonë dhe sypatrembur drejt protestës në Tiranë

Rreth 50 automjete të vogla me anëtarë të LSI-së Skrapar dhe qytetarë të Skraparit janë nisur pak minuta në parë drejt Tiranës, për tu bërë pjesë e protestës së thirrur nga Presidenti Ilir Meta në mbrojtje të kushtetutës.

14:24
Merkel takim me migrantët, qeveria gjermane merr seriozisht racizmin

Kancelarja gjermane Angela Merkel u takua sot me përfaqësuesit e grupeve të migrantëve për t’i siguruar ata që qeveria e merr seriozisht çështjen e racizmit, pas disa sulmeve nga aktivistët e djathtë ekstrem në muajt e fundit.

14:12
Aksident i frikshëm në Skrapar, traktori zë poshtë 34-vjeçarin (Emri+Foto)

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Dhores, në komunën Qendër në rrethin e Skraparit.

14:03
Raporti i KE, Cakaj: Ripërsëritje e arritjeve tona. Fushatë komunikimi me vendet anëtare

Komisioni Evropian, ditën e sotme, ka publikuar progres raportin për Shqipërinë. Lajmin e bëri të ditur Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në Facebook.

14:03
Bashkia e Tiranës transformon Parkun Rinia, hapësira shtesë për fëmijët dhe gjyshërit

Parku “Rinia” po shndërrohet në një nga xhevahirët më të bukur të qytetit në 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës Kryeqytet. Ky park po transformohet tërësisht në një mjedis më të gjelbër, më argëtues e më funksional për qytetarët, teksa punëtorët po mbyllin edhe detajet e fundit.

13:53
Durrës/ Veliera “pa pronar” me flamur kroat del në breg te detit

Një velierë me flamurë kroat ka dalë në bregdetin e Durrësit.

13:53
Policia blindon rrugët nacionale/ Kontrolle fizike qytetarëve që qarkullojnë drejt Tiranës

Forca të shumta të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat kanë intensifikuar ditën e sotme kontrollet, duke blinduar rrugët nacionale në dalje të Beratit.

13:52
Shkrirja e akullit zbulon ishullin e panjohur në Antarktida

Një ishull i madhësisë së Windsor Castle është zbuluar në Antarktida pas shkrirjes së akullnajave të shkaktuara nga temperaturat e larta rekorde deri në 20 gradë Celsius.

13:48
Veseli: Kurti paraqet rrezik për Kosovën, taksa do ta rrëzojë edhe këtë qeveri

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se kryeministri, Albin Kurti paraqet rrezik për shtetin e Kosovës. Sipas tij ai është një person i paqëndrueshëm dhe po paraqitet si një nëpunës doganor.

13:48
Automjete private nisen nga Berati drejt protestës në Tiranë, Azizi: Janë ngritur postoblloqe policore në aksin nacional

Rreth 110 automjete nga PD dhe LSI janë nisur sot drejt Tiranës për tu bërë pjesë e protestës së thirrur nga presidenti në mbrojtje të kushtetutës.

13:46
Conference League/ FSHF kërkon finalen në Tiranë

Federata Shqiptare e Futbollit vijon përpjekjet e saj për të sjellë finalen e një kompeticioni të rëndësishëm evropian në Tiranë, pikërisht në Air Albania Stadium.

13:38
​Kurti: Me 15 mars heqim taksën, presim nga Serbia të dëshmohet

Kryeministri Albin Kurti duke iu përgjigjur Daut Haradinajt, të AAK-së, ka thënë se me heqjen e tarifës 100 përqind, ai po bën një hap të gjestit të mirë dhe tash Serbia duhet dëshmuar.

13:35
Brukseli rikonfirmon: Po hapjes së bisedimeve me Shqipërinë

Komisioni europian ka rikonfirmuar sot rekomandimin e tij pozitiv për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë. Komisioni ka hartuar një raport të ndërmjetëm i cili pritet t’u shërbejë si një bazë e re vlerësimi vendeve anëtare, në mbledhjen e Këshillit europian në fund të këtij muaji, ku me gjasë do të diskutohet sërish tema për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, ndërkohë që do të miratohet dhe metodologjia e re e prezantuar muajin që shkoi.

13:33
Vitrina e Librit/ EXTRA TIME- Durim Taci

Romani “Extra Time” (vetja jote e dytë) me autor Durim Taçin është një lëshim i vetes nga konvencionalja, shtegtim ndjellës i transhendentes, provokim i nënvetëdijes jo në një vijimësi, por në sekuenca jovijore. “Extra Time” është një kohë plus, por edhe superiore në cilësi. Është rasti i volitshëm. Në një të tillë, të shkruarit, të jetuarit dhe të përjetuarit janë një, kështu ati e biri, po ashtu shkrimtari e lexuesi.

13:31
“Lolita” nuk do të botohej nëse Nabokovi do ta kishte shkruar tani

Nga Lara Waddell

13:30
Fragment nga “Hamleti” – U. Shekspir

“Të rrosh a të mos rrosh – kjo është çështja: M’ e lartë është vallë të durosh. Hobe, shëgjeta fati të tërbuar A të përballsh një det të turbull helmesh Me arm’ e funt t’u japsh? Të vdeç – të flesh – Jo më! – dhe me një gjumë të mbarosh Çdo zemër-dhëmbje, mijëra tronditje, […]

13:24
Cakaj takon Grlic-Radman: Shqipëria ka plotësuar kushtet për të filluar bisedimet e anëtarësimit

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një vizitë zyrtare në Tiranë, Ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic-Radman.

13:20
Pak orë para protestës së Metës/ Basha takon Yuri Kim-in

Kryetari i PD Lulzim Basha po zhvillon një drekë pune me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.

13:15
Meta pret në takim Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Kroacisë, zbardhen detajet

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Kroacisë, z.Gordan Grlić Radman.

13:13
Debati për taksën ndaj Serbisë/ LDK kërkon që parlamenti të mbështesë Kurtin në heqjen e plotë të saj

Parlamenti i Kosovës po mban sot një seancë të jashtëzakonshme për çështjen e taksës.

13:09
Të dënuar për vrasje/ Kush janë dy subjektet që OFL u dërgoi sot formularin

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

13:04
2 marsi i vitit 1444/ Në Lezhë përkujtohet ngjarja historike e Besëlidhjes

Motoja e tubimit të presidentit është për një besëlidhje të re. Por ngjarja historike e 2 marsit 1444, besëlidhja e Skënderbeut po përkujtohet sot në Lezhë.

13:01
Mbi 1000 policë për sigurinë/ Masat për protestën e Presidentit sot pasdite

Tashmë janë të dukshme edhe masat e para të cilat ka marrë policia. Në rrugët të cilat janë paralel me bulevardin dëshmorët e kombit policia ka vendosur shirita në vendet e parkimit, me qëllim moslejimin e tyre.

12:57
Kurti: Reciprocitetin e kemi obligim edhe nga rezoluta e Kuvendit e vitit 2011

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme për taksën, ka thënë se qëndrimi i tij i shpalosur ditë më parë e ka vendosur Kosovën në ofensivë dhe është i duhuri për të ecur përpara.

12:50
Qyteti ku me një qira prej 2000 dollarësh në muaj, merr një mini-dhomë me shtratin pranë …

Në pamje të parë, reklama duket mbresëlënëse: Një apartament me një dhomë gjumi në Camden Town të Londrës, që lëvdon tavanet e larta e punimet me mermer.

12:49
Albin Kurti i shkruan letër Trumpit dhe Pompeos, ja çfarë thotë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump si dhe Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo.

12:43
Komisioni Europian publikon raportin lidhur me ecurinë e reformave në Shqipëri

Komisioni Europian publikon sot raportin e tij lidhur me reformat në Shqipëri, një përditësim i atij të majit 2019, i cili këtë radhë është kryer në linjë me metodologjinë e re, e që pritet të jetë pozitiv si për vendin tonë, ashtu dhe për Maqedoninë e Veriut.

12:43
Fotot/ Besëlidhja presidenciale, zbulohet strategu sigurisë të manifestimit

Siguria natyrshëm është një prioritet për cilindo organizator manifestimesh.

12:40
Shala, Kurtit: Nuk është koha të mashtrosh SHBA-të

Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala duke folur në emër të grupit parlamentar tha se taksa u vendos si rezultat për të mbrojtur prodhuesin vendor.

12:39
Vidhet dyqani i celularëve në Urë-Vajgurore, nuk dihen ende autorët

Një dyqan celularësh është vjedhur në Urë-Vajgurore, ndërsa ende nuk dihet se kush janë autorët e dyshuar.

12:29
“Frozen” i vërtetë/ Banorët kur zgjohen gjejnë shtëpitë e mbuluara nga akulli

Për dikë tjetër është një mrekulli e vërtetë dimri, por banorët e zonës së Lake Erie në shtetin e Nju Jorkut u zgjuan këtë fundjavë e përjetuan një makth: shtëpitë e tyre ishin mbuluar plotësisht nga një akull i trashë.

12:26
Kaos në MotoGP/ “Covid-19” shtyn garën e Tajlandës

Koronavirusi nuk ka shkaktuar kaos vetëm në futboll, por edhe në sporte të tjera, siç është rasti i MotoGP.

12:22
Derbi i Beogradit/ Përleshje tifozësh para ndeshjes

Kur dëgjon derbin e Beogradit mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit të Beogradit të shkon menjëherë te tensionet që shoqëron këtë përballje. Ajo e kësaj fundjave nuk bën përjashtim.

12:20
Athina: BE të dalë me strategji të re/ “Refugjatët të shkojnë direkt nga Turqia në vendet përkatëse”

Që kur Presidenti Erdogan hapi kufijtë për refugjatët sirianë, situata në Greqi është përshkallëzuar ndjeshëm.

12:17
Gjendet ilaçi për koronavirusin! Një firmë amerikane jep shpresë, testet do ti nisë këtë muaj

Një firmë bio mjekësore amerikane njoftoi se do të fillojë studime shtesë klinike të Remdesivir-it, deri më tani ilaçi më premtues për koronavirusin.