Pasojat e karantinës në Indi/ Punëtori përshkon 2.000 km në këmbë

31/05/2020 15:13

Pas 10 ditësh agonizuese, Rajesh Chouhan kishte përshkruar në këmbë plot 2.000 kilometra për t`i kthyer në shtëpi.

Karantina e vendosur me qëllim frenimin e koronavirusit nuk i la zgjidhje tjetër. Transportit publik nuk funksiononte dhe punëtori 26 vjecar, ishte shumë larg fshatit të tij kur u vendosen masat e izolimit. Ai u nis në këmbë nga Bangalora në jug drejt shtetit verior të Uttar Pradeshit. Në fillim shpresoi se do të gjente ndonjë mjet rrugës, por policia i kontrollonte rreptësisht ato pak kamionë të lejuar të lëviznin, dhe shoferët kërkonin për transportin ilegal shuma që ishin tejet të mëdha për buxhetin e tij modest. “ Këtë udhëtim nuk kam për ta harruar kurrë gjate gjithë jetës time”, thotë i riu, i cili flinte në rrugë e këmbët iu frynë dhe iu mbushën me flluska.”

Ai do të bartë gjithmonë për mua kujtime trishtime dhe ankthi”, shton punëtori. Për 10 ditë, Rajesh iu përvodh postblloqeve policore e mbijetoi me caj dhe biskota. 26 vjecari kishte zgjedhur të punonte në Bangalorën e kthyer në një qendër të teknologjisë, për shkak se në fshatin e vet kufitar me Nepalin fitonte vetëm 3 dollarë e gjysmë në ditë, dhe në qytetin e pasur jugor, merrte më shumë se dyfishin e kësaj shume. India me 1,3 miliardë banorë konsiderohet si një vend që falë masave të rrepta, arriti ta frenonte mirë epideminë, me vetëm 5.000 vdekje e 180 mijë infektime.

Top Channel