“Kur e ke humbur virgjërinë?”/ Edona dhe Antoneta nuk “përmbahen” ndaj njëra-tjetrës

31/05/2020 17:51

“Kur e ke humbur virgjërinë? E kam lënë për natën e parë të martesës”.

Ishte kjo një nga pyetjet e takimit të Edonës dhe Dejvit në PërPuthen që nxiti debat mes Edonës dhe Antonetës. Antoneta duke marrë shkas nga kjo përgjigje nuk hezitoi të jepte një mesazh për të gjithë femrat shqiptare. Thelbi i mesazhit të saj ishte që vajzat nuk duhen të kenë frikë nga gjërat që kanë bërë dhe duhet të vendosin vetë për jetën e tyre.

Antoneta: Pak më parë ai (Dejvi) e pyeti dhe për të dashurit që ka pasur dhe tha ka pasur të dashur por më pak se pesë. Unë ndjeva një lloj frike, hezitimi të Edonës. E donte shumë ta theksonte këtë natën e parë të martesës. Unë nuk e di, nuk po them që nuk e besoj po them që në qoftë se nuk është e vërtetë dhe e ka thënë për t’u dukur. Kjo ndodh rëndomtë në Shqipëri, shumë vajza e kanë problem pavarësisht jetës që bëjnë kanë frikë të flasin, sidomos publikisht, sidomos nëse diçka e tillë dëgjohet nga prindërit e tyre. Sado vjeç të jenë në qoftë se nuk kanë një raport serioz, fejesë ose martesë, e kanë shumë komplekse përgjigjen e kësaj pyetje dhe në shumicën e rasteve japin këtë si përgjigje. Unë thjesht dua t’u jap një forcë të gjitha atyre që të kenë më shumë vetëbesim tek vetja. Nuk ka lidhje aspak kjo pjesa e frikës ndaj familjes. Familja duhet ta kuptojë që kur je maxhoren e dinë vetë se çfarë do të bësh, kjo nuk është një gjë tabu për t’u bërë.

Edona: Unë mund të jap shumë informacione për jetën time private, po them edhe nëse do të krijoj një lidhje në PërPuthen mund edhe t’ja them për të dashurit që kam pasur. Por nuk dua t’i përgjigjem çdo lloj pyetje. Meqë t’i dukesh shumë e hapur për çdo gjë mund të vazhdosh, orën, sekondën, minutin dhe thuaj çdo gjë.

Antoneta: Po e banalizon shumë Edona. Unë thash më bëri përshtypje.

Edona: Ti u kape tek ish të dashurit dhe unë po them meqenëse ti ke më shumë për të thënë, unë të sugjeroj që të shprehesh më shumë për veten tënde.

Top Channel