Tërmeti i 26 Nëntorit në Shijak nuk kurseu as 7 institucionet publike. Ku 5 prej tyre janë shkolla.

Rrënojat që shihni mbrapa meje janë të shkollës 9 vjeçare “ Lidhja e Prizrenit” më pas fadromat e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit do të shembin dhe shkollën “ Petrit Llaftiu” . Inertet e godinave të shembura pothuajse janë të shtrira në të gjithë qytetin.

Besimtarët e fesë islame që prej muajit nëntor nuk falen më në këtë xhami. Minarja e vetme e qytetit do të shembet, gjithashtu është vendosur të rrafshohet edhe shtëpia e kulturës.

Ndërsa në qendrat administrative të Shijakut gjithsej do të shemben 800 objekte banimi. Familjarët që kanë mbetur të pastrehë kanë përfituar bonusin e qirasë, për momentin ata jetojnë në banesa ku jeta e tyre nuk është në rrezik.

Top Channel