Basha takim me përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë: Menaxhimi i krizës, dështimi më i madh i Ramës

31/05/2020 10:45

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit më të lartë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë ku ka diskutuar mbi krizën ekonomike që ka ardhur si pasojë e pandemisë (Covid-19).

Basha shprehet se në këtë takim ka dhënë alternativën e partisë që drejton për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Menaxhimi i pandemisë dhe krizës ekonomike është dështimi më i madh i Ramës, shton më tej Basha, duke shtuar se k♪7to dështime po i kushtojnë shtrenjtë shqiptarëve dhe ekonomisë.

Postimi i plotë:

“Me përfaqësinë më të lartë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë diskutuam për krizën ekonomike pas pandemisë Covid 19 dhe për alternativat tona për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare. Ata shprehen shqetësimin e tyre se Paketa 1 dhe 2 të ndërmarra nga qeveria kanë qënë joefektive dhe me një ndikim të papërfillshëm tek biznesi. Masa e financimit është shumë e ulët ndërsa pengesat burokratike i kanë bërë ato të pazbatueshme. Si rrjedhiojë, sot në kohë emergjence financimi i ekonomisë është inekzistent, ndërsa sektorë si biznesi prodhues, turizmi, bujqësia dhe transporti mbeten ende pa asnjë mbështetje.

Menaxhimi i pandemisë dhe krizës ekonomike është dështimi më i madh i Ramës. Fatkeqësisht, këto dështime po i kushtojnë shumë shtrenjt shqiptarëve dhe ekonomisë së tyre që sot po varfërohen edhe më shumë. Partia Demokratike propozoi masa konkrete mbështetëse për biznesin vendas dhe për të punësuarit e tij por Rama zgjodhi ti harxhojë lekët e buxhetit të shtetit për një grusht oligarkësh dhe jo për njerëzit. Ai është sot e keqja më e madhe për vendin.

Unë dhe opozita e kemi një plan konkret për rimëkëmbja ekonomike të vendit dhe rritjen e punësimit të shqiptarëve: ky është është prioriteti absolut i progranmit tonë ku përveç ndihmës financiare për të kapërcyer krizën ne do të ofrojmë edhe instrumentat dhe financimin e duhur për ekonominë prodhuese, uljen e taksave, luftën ndaj monopoleve dhe klientelizmit, si dhe mbështetjen dhe financimin e projekteve madhore ekonomike që do krijojnë punësim dhe mirëqënie për shqiptarët”.

Top Channel