“Je tamam si gratë e lagjes”/ Në ‘PërPuthen’ nxehet debati mes Brikenos dhe Edonës

31/05/2020 17:21

Disa pyetje më tepër, disa ‘shoca’ në tavolinë bëri që takimi mes Edonës dhe Dejvit të kthehet në një burim debati në “PërPuthen”.

I pari që reagoi ishte Brikeno, i cili shprehu dhe mendimin e tij përsa i përket takimit mes Edonës dhe Dejvit. Në diskutim e sipër debati mes Brikenos dhe Edonës agravoi dhe kjo e fundit u përgjigj me fjalë të ashpra ndaj tij.

Edona: Të flasësh gjatë gjithë kohës dërr, dërr, dërr, s’do të thotë që ke të drejtë apo je i zgjuar. Boll tani se flet shumë, e tepron.

Brikeno: E ke përjetuar takimin shumë keq dhe tani po flet ndryshe.

Edona: Nuk ka lidhje çfarë ke përjetuar, boll tani Brikeno sepse po më ngre nervat. Je tamam si gratë e lagjes, fiks identik si ato.

Top Channel