Shpërndanin lëndë narkotike në Tiranë, arrestohen 2 persona (Policia jep detajet)

31/05/2020 14:21

Është finalizuar një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, në Tiranë.

Policia ka vënë nën pranga dy persona dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë. Janë sekuestruar lëndë narkotike, një pushkë sportive dhe sende të tjera.

Tiranë

Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Operacioni i koduar “Combination 2”, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë.

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Sekuestrohen lëndë narkotike, një pushkë sportive dhe sende të tjera.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Combination 2”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. Xh., 31 vjeç dhe O. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, si rezultat i punës operative gjurmuese për personat që kryejnë veprimtari kriminale, si dhe bazuar në informacionet e marra se në Yrshek, Tiranë, shtetasit O. L. dhe A. Xh. merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa dhe kokainë, të cilat i mbanin në një ambient në pronësi të shtetasit A. XH, organizuan punën për kapjen e këtyre shtetasve.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin në pronësi të shtetasit A. XH., Policia gjeti dhe sekuestori rreth 1.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe qese farmaceutike që shërbenin për të ndarë në doza lëndën narkotike. Ndërsa në banesën e këtij shtetasi u gjet një pushkë sportive dhe fishekë metalik për pushkën.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, për shtetasit A. XH. dhe O. L. dhe për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasve S. XH. e Z. Xh. familjarë të shtetasit A. XH., të cilët po ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

Top Channel