Antoneta besnike ndaj Lulzimit, ende në pritje të një takimi me të

31/05/2020 17:55

E treta javë radhazi që Antoneta nuk ishte në një takim me djemtë e ‘PërPuthen’. 

Kjo për arsye sepse ajo ka thënë që është në pritje të një takimi me Lulzimin, i cili për shkak të koronavirusit nuk ka qenë i pranishëm në studio këto javë. Mirëpo pëlqimet e Antonetës janë orientuar dhe nga një tjetër djalë, Anduelin. Pikërisht ky i fundit i kërkoi një takim Antonetës. Ndërsa Antoneta u shpreh se së shpejti do të hapen kufijtë dhe do të zhvillojë takimin me Lulzimin.

Sakaq, Antoneta pak më herët ka zbuluar se takimi me Lulzimin mund të thotë shumë për fatin e saj në emision, ose do të largohet prej saj, ose do të krijojë një çift me njërin nga dy djemtë (Anduelin ose Lulzimin).

Top Channel