Inertet “mbysin” Pogradecin/ Firma që ndërtoi rrugën deri në Lin nuk kishte fonde që t’i hiqte

31/05/2020 19:51

Punimet për ndërtimin e aksit kombëtar Lin-Pogradec kanë lënë pas një vijë të gjatë inertesh.

Krah tunelit panoramik që synon të jetë një atraksion, shtrihet liqeni i Ohrit dhe dy bunkerët e luftës por askush nuk mund ta shijojë këtë peisazh të bukur për shkak të kodrave me inerte që u lanë këtu nga firma që kreu punimet. Edhe pse kishte detyrimin ta rikthente në gjendjen e mëparshme, firma asokohe deklaroi se fondet ishin të pamjaftueshme duke lënë pas këtë gjendje ndërsa tani një tjetër ndërhyrje nga do të duhet për pastrimin.

Aksi kombëtar LIN-Pogradec është një segment i rëndësishëm rrugor për juglindjen e vendit por rëndësi të veçantë ka edhe për turizmin.

Punimet në  këtë aks  nisën përgjatë viteve 2011-2012 dhe ishin parashikuar të përfundonin  në vitin 2013.

Kjo rrugë mundi të përfundohet vetëm dy vite më parë.  Në vitin 2015 projekti fillestar u devijua me qëllim ruajtjen e dy bunkerëve të kohës së luftës, të cilat vlerësohen si pasuri historiko-kulturore. E megjithëse kjo rrugë mes shumë peripecish u ndërtua, në anë të saj inertet vijojnë të jenë të pranishme.

Top Channel