“Në pritje të diskutimit për qeverinë kujdestare”/ Reforma zgjedhore, opozita dorëzon propozimet

31/05/2020 20:26

Këshilli Politik është mbledhur për të diskutuar çështjet e mbetura pezull të Reformës Zgjedhore. Ato janë disa dhe nuk është e qartë, nëse do të ketë kohë për të arritur sonte një dakordësi.

Megjithë volumin dhe vështirësinë e negociatave, gjëja pozitive është se në tryezë sonte nuk ka çështje të reja.

Burime për Top Channel nga Partia Demokratike bëjnë me dije se opozita i ka dorëzuar që mbrëmë propozimet për garancitë e votës në zgjedhje, duke e çuar deri në fund pjesën e angazhimit të saj me reformën zgjedhore.

Pjesë e këtyre propozimeve janë edhe qeveria kujdestare për zgjedhjet dhe roli i gjykatës kushtetuese. Diskutimi i tyre ende nuk ka nisur, por është e rëndësishme që të gjitha çështjet janë mbi tavolinën e bisedimeve.

Top Channel