Autoportrete dhe skulptura/ Punët e izolimit në Shqipëri të Mikel Temos

31/05/2020 20:41

Thuhet që artistët janë narcizistë. Megjithatë nuk mund ta themi tërësisht ketë kur ata pikturojnë veten e tyre, sepse mund të jetë edhe për shkak të dëshirës së njohjes së vetvetes, apo mungesës së modelit.

Ajo që vemë re në studion e artistit Mikel Temo janë një numër i madh autoportretesh. Një galeri shumë e gjerë portretesh, por është skulpturën. Do t’jua servirim tani më me detaje;

“Artisti është modeli i përjetshëm i vetvetes. Ndërkohë që me kalimin e kohës ndryshon i kthehet vetvetes. Duke qenë se ishim mbyllur brenda shtëpisë subjekti ishin vetvetja dhe familjarët. Këtë periudhë e kalova në qytetin e Korçës pranë prindërve. Bërë një portret të babit, nënës dhe vetes. Sic e shikoni jam me mjekër. Kjo është një mjekër karantine.”

“Edhe skulptura është një nga dëshirat e mia të vjetra, që në periudhën e shkollës. Në fillim kam dashur të konkurroj për skulpturë, por rrethanat e deshën që të beja shkollën për pikturë dhe ky është një rikthim pas 30 vitesh tek skulptura.”

Jetesa në Shqipëri ku ndryshon nga ajo në Kanada për ju si artist?

“Jeta është njëlloj kudo të jesh. Njeriu përshtatet. Evropa është pranë she jam duke parë të gjej galeri brenda Evropës, sepse edhe vetë transportin  veprave të artit është një problem. Them se diçka të bëj.”

Top Channel