Të pikturosh atletet/ 22-vjeçari mbeti i papunë gjatë pandemisë, por e gjeti zgjidhjen…

31/05/2020 20:11

Gjatë kohës së izolimit bizneset u mbyllën, për pasojë i riu nga Tirana, Donald Shuapi mbeti i papunë.

Nevoja për para e nxiti imagjinatën e 22 vjeçarit, kësaj kish vendosur të punonte për veten. Hapi një faqe instagrami dhe filloi të reklamonte atlete të pikturuara me dorë.

“Personalizimi i atleteve më ka ardhë shumë spontanisht pasi më jepet dhe për pikturë.”

Gazetarja: Për 3 muaj sa porosi ke patur?

Donald Shuaipi: Po kam shitur 50 palë atlete.

Gazetarja: Sa është çmimi i atleteve bashkë me dizanjin që ti e punon me dorë?

Donald Shuaipi: Një inicial ose bashkë me emër mund të shkoj tek 35-40 mijë lek te vjetra.

Nëse në shtëpi ke atlete të vjetra,por nuk ke mundësi t’i zëvendësosh ato me të reja, Donaldi në pak orë të tjetërson atletet.

Gazetarja: Klientët e tu çfarë moshe kanë?

Donald Shuaipi: 25 vjeç e më sipër deri në 35. Janë njerëz që e kanë kulturën e atleteve.

Gazetarja: Kryesisht tek atlet e tua janë të vizatuara me personazhet e filmave vizatimor do të thotë që edhe ne të rriturit kemi botën e fëmijës brenda?

Donald Shuaipi: Të të them një rast, një djalë rreth tek të 30-tat porositi atlete për dashur me stiçin.

Gazetarja: Pyetja që më mundon mua kur të lahet kjo atletet a do të hiqet punimi, ose do të ç’ngjyroset?

Donald Shuaipi: Më të drejtë,atletja nuk duhet të lahet në lavatriçe pasi i hapen qepjet, i del boja. Nëse e fshin me leckë ose facolet të lagët edhe nëse bie shi jap garanci që vizatimi nuk prishet.

Gjatë periudhës së karantinës Donaldi siguroi të ardhura të kënaqshme,për këtë arsye ai ka vendosur ta zgjerojë aktivitetin.

Gazetarja: Një palë atlete sa konë marin?

Donald Shuaipi: Po varet nga punimi,ky punim që po bëj tani do afërsisht 20-30 minuta kohë të përfundoj.

Gazetarja: Atletet e tua tani janë duke shëtitur në të gjithë Shqipërinë?

Donald Shuaipi: Në fillim u përqendrova më shumë këtu në Tiranë,por çuditërisht më shumë interes kanë treguar qytetet e tjera.

Gazetarja: Këtë atlete sa do ta shesim?

Donald Shuaipi: Po rreth 170-180 mijë lek.

Gazetarja: Për 30 do të marrësh 170 mijë  lek të vjetra?

Donald Shuaipi: 140 janë investim pasi këtu kemi atlete origjinale. Unë do të fitoj 30 mijë lek.

Gazetarja: Punove 30 minuta dhe do të marrësh për 1 minutë,  1 mijë lek të vjetra,kur e mendon nuk je dhe shumë i lirë.

Donald Shuaipi: Ke të por nëse krahasoj veten me ata që punojnë jashtë jam shumë i lirë.

Top Channel