Një person i cili është ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Durrës.

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Zyrën Qendrore Kombëtare Interpol Tirana kanë vënë në pranga shtetasin me iniciale F.T 49 vjeç banues në Gjepalaj, Shijak, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Pavias, Itali, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” dhe marrëveshjen dypaleshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikes së Shqipërisë dhe Italisë.

Top Channel