Iran, rritet në 7.797 numri i të vdekurve nga COVID-19

31/05/2020 14:43

Në Iran, 63 njerëz kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 7.797.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, njoftoi se në 24 orët e kaluara, në vend janë regjistruar 2.516 të infektuar të rinj, me çka bilanci i rasteve deri më tani ka arritur në 151.466.

Jahanpour theksoi se deri më tani janë shëruar 118.848 persona, ndërkohë që 2.527 pacientë janë në gjendje kritike.

Ai tha se provincat Isfaha, Azerbajxhani Lindor dhe Perëndimor, Loristan, Kermanshah, Hormuzgan dhe Sistan-Baluchistan janë ndër rajonet me rrezikshmëri të lartë.

Koronavirusi në Iran për herë të parë u shfaq më 19 shkurt në qytetin Qom.

Top Channel