Premier League në kaos, 2 javë ndajnë sezonet e futbollit

31/05/2020 11:49

Kampionati anglez i futbollit do të ketë vetëm dy javë për tu rikuperuar nga sezoni në sezon, duke krijuar të tjera probleme për ekipet elitare në vazhdën e kaosit të krijuar nga pandemia.

Federata angleze ka bërë të ditur se në 17 Qershor do të rinisë pjesa e mbetur e 92 ndeshjeve të ligës më të fortë të planetit që është pezulluar nga mesi i Marsit.
Projekti Restart do të ulë sërish palët në tryezë të enjten për detajet specifike të kalendarit konform të drejtës televizive, diçka që ka marrë më shumë rëndësi pas mungesës së tifozëve. Por pas fundit të kampionatit aktual, i riu do të rinisë me gjasë në 22 Gusht, një datë e hershme për të mos cenuar planet e Federatës dhe me frikën se ndoshta mungesa e vaksinës dhe zhvillimet e koronavirus, do të cenojnë kalendarin edhe më tej.

Testi i fundit në 20 klubet elitare nuk nxori asnjë emër pozitiv, edhe pse iu nënshtruan tamponëve 1130 futbollistë dhe staf i skuadrave të premier Ligës. Nëse planet nuk cenohen, ndeshjet e para do jenë Manxcester Siti Arsenal dhe Shefild Junaitid Aston Vila.

Top Channel