Një 28-vjeçar me precedent të mëparshëm penal që qarkullonte me armë zjarri dhe mbante me vete dhe lëndë narkotike, është arrestuar në flagrancë.

I arrestuari është K. B., 28 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndaluar për kontroll në afërsi të muzeumit, mjetin tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin K. B. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi shërbimet e Policisë i kanë gjetur në brez një armë zjarri pistoletë “TT”, me një karikator me fishekë, si dhe një sasi pres 17.5 gr lëndë narkotike e llojit marijuanë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet”, njofton policia.

Top Channel