Partizani synon Europën/ Rifillimi i Superligës, Demi: Ridin e urova, tani Tirana e ka vetë në dorë

31/05/2020 20:47

Çdo e keqe thonë q e ka edhe një të mirë, kështu edhe ndërprerja 3 mujore e kampionatit për skuadrën e Partizanit duket se erdhi në momentin e duhur, kur rezultatet sportive po mungonin.

Në këtë prag rifillimit të sezonit të Superligës, kampionët në fuqi ndodhen në vendin e gjashtë 4 pikë larg zonës europiane që është edhe synimi i tyre i tyre i ri, të paktën siç e shpreh edhe vetë presidenti i të kuqve Gazmend Demi në një intervistë prë Top Channel.

Pyetje Tani me çfarë synimesh do të jetë Partizani në kampionat nga një pozicion deri diku larg pritshmërive, për që gjithsesi janë edhe 33 pikë në lojë.

Endi të jemi korrekt, nuk mund të jemi gjithmonë të suksesshëm siç ishin mësuar ku vit për vit ekipi dilte mirë, por këtë vit nuk kemi qenë aty ku menduam edhe pse investimi u bë. Siç e dimë të gjithë ndonjë herë edhe këta lojtarët e rinj që i marrim si për më mirë se lojtarët tanë, a nuk janë përshtatur a…nuk di çfarë të them. Por e vërtetë është që ky vit nëse arrijmë në zonën UEFA do të jetë një vit çerek i suksesshëm.

Sa ka ndikuar kjo krizë financiare që erdhi si rrjedhojë e pandemisë Covid-19, tek skuadra dhe a do të ketë ndonjë reduktim a penalitet tek pagat e lojtarëve?

“Për të ndiku na ka ndiku shumë, tek bizneset e mija ka ndiku shumë. Por që të themi penalitet nuk shkon si logjikë. Ne jemi mundu të bëjmë ato pagesat, nuk mund dua të them atë fjalën “e luftës”, por ju e dini që ne jemi një klub që paguajmë sigurimet shoqërore dhe atë bazën tek 1000 euro apo 1 mln lekë e kanë marrë të gjithë. Tani që të jemi korrekt stafi do të diskutojë pasi edhe kampionati u shty do pagujmë prap, por themi që do të kemi një lloj kompromisi brenda rregullave dhe brenda mundësive. “

Çfarë po ndodh me shtëpinë e re të Partizanit, kur do të përfundojë?

“Ndoshta i gjithë kompleksi nuk do të inagurohet në shtator, por ndeshjen e parë që ne do të fillojmë sezonin e ardhshëm është e sigurt që do bëhet në ministadiumin tonë.”

Nëse Tirana shpallet kampion, do ta uroni presidentin e saj Refik Halili?

“E urova atë ditë që ishim në mbledhje në federatë. I thash presidentit të Tiranës, Ridit, urime president, tani të shofim e kanë vetë në dorë ata.”

Top Channel