E shtunë, 11 Prill 2020
06:10
Pasojat e mungesës së zinkut dhe ku të gjeni mineralin thelbësor për organizmin

Zinku është një nga mineralet më të nevojshme për organizmin. Mungesa ose pamjaftueshmëria e tij mund të shkaktojë diare, mungesë oreksi, rënie flokësh, imunitet të dobët dhe probleme me lëkurën.

05:55
Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme.

05:31
Mëngjesi, disa ndryshime të vogla për rënien në peshë

Rënia në peshë është një mision i vështirë por jo i pamundur. Ky mision kërkon shumë vullnet dhe mbi të gjitha disa ndryshime nga regjimi i mëparshëm ushqimor. Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org kanë identifikuar disa ndryshime të vogla që mund të bëni që në vaktin e parë të ditës, të cilat rezultojnë të suksesshme.

05:15
A e tregojnë shifrat historinë e vërtetë të pandemisë së koronavirusit?

Shifrat janë të frikshme. Në të gjithë globin, numri i rasteve të raportuara si të konfirmuara me koronavirus është më i lartë se një ditë më parë. Që nga 2 prilli, numri ka arritur në më shumë se 930,000, sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins.

05:00
Vdekjet po shtohen, Suedia vazhdon me eksperimentin e masave anti-COVID-19

Suedia, për dallim nga pjesa tjetër e Evropës, po përballet me COVID-19, pa izolim të shkallës së gjerë.

04:40
Kroacia ka hyrë në fazën kritike të luftimit të pandemisë, thotë ministri i Shëndetësisë

Në 24 orët e fundit në Kroaci janë konfirmuar 88 raste me koronavirusin e ri.

04:09
Shtëpia e Bardhë: Kurba e koronavirusit në SHBA po fillon sheshohet

Presidenti amerikan President Donald Trump tha të premten se vendi po afron pikun e infeksioneve me koronavirus dhe se numri i rasteve po sheshohet. Ai tha gjithashtu në konferencën e përditshme për shtyp të grupit të punës për COVIV-19 se mendon se numri i viktimave në SHBA do të jetë më i ulët se 100 mijë, parashikimi i mëparshëm i Shtëpisë së Bardhë.

03:48
Trump: Shikoj shpresë për rimëkëmbje në horizont

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi masa të reja që synojnë forcimin e ekonomisë e cila po përballet me krizën e koronavirusit. Vetëm në tre javët e fundit, kanë humbur punën 16.8 milion amerikanë, një shifër që tregon se me sa shpejtësi po i gjunjëzon koronavirusi ekonomitë botërore. Shifrat e publikuara të enjten nga qeveria tregojnë se 6.6 milion amerikanë aplikuan për pagesë papunësie javën e kaluar, që u shtohen 10 milion të tjerëve gjatë dy javëve para kësaj.

03:33
Covid-19, shqetësime mbi të ardhmen e demokracisë globale

Në të gjithë botën, autoritetet po vendosin kufizime të paprecedenta mbi liritë e qytetarëve në përpjekje për të ndalur përhapjen e koronavirusit. Por, grupet e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se disa qeveri janë duke shfrytëzuar gjendjen e jashtëzakonshme për të rrëmbyer pushtetin. Në një seri shumëpjesëshe, Zëri i Amerikës do të raportojë se si madje edhe në demokracitë e pjekura, ekziston frika se kriza shëndetësore po përdoret për të heshtur kritikët dhe për të shkelur të drejtat themelore demokratike në të gjithë botën.

03:11
SHBA, Zoom vazhdon të përdoret nga ushtria dhe punonjës të qeverisë

Ushtria amerikane dhe punonjësit e qeverisë vazhdojnë të përdorin aplikacionin popullor të videokonferencave Zoom për punë zyrtare, megjithë paralajmërimet e FBI-së në lidhje me problemet e privatësisë dhe sigurisë, një veprim që ekspertët druhen se po rrit rrezikun e ndërhyrjes në të dhënat e qeverisë. Zoom ka parë një rritje të aktivitetit gjatë pandemisë së koronavirusit pasi shumë punonjës në të gjithë vendin po e përdorin aplikacionin falas për të realizuar videokonferenca të shpejta me dhjetëra pjesëmarrës.

02:34
E Premtja e Zezë, shumica e botës në vetëizolim për shkak të Covid-19

Miliona njerëz në mbarë botën po kujtojnë të Premten e Zezë, ditën kur të krishterët besojnë se Jezusi u kryqëzua në Jeruzalem. Ritualet e kësaj dite të shenjtë janë të ndryshme këtë vit pasi shumica e adhuruesve duhet të ndjekin ceremonitë solemne në platforma të ndryshme mediatike në vend të mbledhjes në kisha, pasi bota po lufton me COVID-19.

02:12
Covid-19, amerikanët e papunë ndeshen me vështirësi dhe pasiguri

Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur një qasje të ndryshme në krahasim me disa vende evropiane, duke ofruar lehtësime për punëtorët e industrive që janë detyruar të mbyllen për të vënë nën kontroll përhapjen e COVID-19. Ndërsa vendet si Gjermania dhe Franca po rimbursojnë bizneset për të mbajtur punëtorët në listën e pagave, korrespondenti i Zëri i Amerikës Brian Padden njofton se Shtetet e Bashkuara kryesisht po u ofrojnë ndihmë qeveritare miliona punëtorëve pas pezullimit ose pushimit të tyre nga puna.

01:52
Rikthimi i epidemisë, ekspertët kinezë: Nuk është i mundur

Drejtori i një spitali në Wuhan, që luftoi pandeminë e koronavirusit, thotë se ai beson se nuk thuajse asnjë shans që të ketë një rikthim në shkallë të gjerë të epidemisë, por paralajmëron për shpërthime të vogla dhe sporadike. Ndërkohë, zyrtarët në vend thonë se Wuhani mund të kthehet tërësisht në normalitet muajin e ardhshëm, pasi rastet tani kanë rënë në mënyrë drastike.

01:24
Turqi, në 31 provinca orë policore gjatë gjithë fundjavës

Ministria e Brendshme e Turqisë sot njoftoi se në 31 provinca të Turqisë, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë, do të zbatohet orë policore gjatë gjithë fundjavës.

00:57
101 vjeçari në Britaninë e Madhe ‘mund’ koronavirusin

Një 101-vjeçar, që ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, është kthyer në shtëpi nga spitali, pas shërimit të plotë nga sëmundja.

00:26
Federata e Kosovës publikon planin e ndihmës, ja sa do përfitojnë klubet!

Qeveria e Kosovës pak ditë më parë miratoi një fond ndihme prej 5 milionë eurosh për klubet e futbollit për periudhën e emergjencës së koronavirusit dhe Federata e Futbollit të Kosovës ka zbuluar sot paketën sesi do të shpërndahet ky fond, sa do të përfitojnë klubet e Ipko Superligës, Ligës së Parë, Ligës së Dytë, Ligës së Tretë, Ligës së Femrave, gjyqtarët, delegatët e ndeshjeve apo edhe klubet e Futsallit.

00:07
Tare blindon Strakoshën, arrihet akordi për rinovimin me Lazion!

Lazio blindon Thomas Strakoshën edhe për 5 vite të tjera. Duke parë interesimin e klubeve prestigjoze të Europës për të marrë shërbimet e gardianit të kombëtares shqiptare, Lotito dhe Tare kanë lëvizur duke bindur Strakoshën me një kontratë të re.

E premte, 10 Prill 2020
23:46
FMN 190.5 milion dollarë mbështetje emergjente për Shqipërinë për të përballuar pandeminë e Covid-19

Bordi Ekzekutiv i FMN-së miraton 190.5 milion dollarë si mbështetje emergjente për Shqipërinë për të përballuar pandeminë e Covid-19.

22:41
Shikoni ëndrra me koronavirus? Ja cili është kuptimi

Nëse gjatë pandemisë keni parë ëndrra të çuditshme, nuk jeni të vetmit. Këto kohë hashtagu #pandemicdreams është kthyer në më të përdorurat në “Twitter”. Përdoruesit e aplikacionit, ndajnë me njëri-tjetrin ëndërrta e tyre gjatë kësaj periudhe. Ndodh që ëndrrat janë të përbëra nga vrasjet, vdekjet, frikë dhe botë të reja të çuditshme. Por edhe nga momente të lumtura dhe të gëzuara.

22:29
Bilanci tragjik/ SHBA një tjetër ditë të zezë, 777 vdekje vetëm në New Jork nga Covid-19

SHBA- 1639 persona të prekur nga koronavirusi kanë gjetur vdekjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 24 orët e fundit. Kështu numri total i viktimave në SHBA ka shkuar në 18 330.

22:26
Avioni privat i super-të pasurve kthehet mbrapsht në Londër pasi u ul në bregdetin francez gjatë karantinës

Një avion privat milionerësh u detyrua të kthehej mbrapsht në Britani nga ishte nisur, pasi u ul në bregdetin francez në fillim të javës kur ata që ishin në bord po priteshin nga tre helikopterë për t’i çuar në Cannes.

22:10
Kosova publikon bilancin, 14 të shëruar por ja sa të prekur u regjistruan sot

Kosovë- Sot më 10 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 189 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

22:08
Epike/ Kur ‘masakrohet’ floku në kohë karantinë

Ende nuk dihet sa do të zgjasë kjo pandemi e koronavirusit dhe njerëzit e shqetësuar nuk dinë çfarë të bëjnë me flokët e tyre, që rriten vazhdimisht.

22:02
Nuk ndalet emisioni “Hipokrati”, vjen sërish me një megasurprizë për publikun

Emisioni shëndetësor Hipokrati në Top Channel vazhdon të surprizojë publikun shqiptar. Pas iniciativës për të duartrokitur nga ballkonet e shtëpive bluzat e bardha në vijën e parë të frontit në luftën kundër Koronavirus, në emisionin e nesërm (dt. 11 Prill), në studion e Hipokratit do të jetë një mik shumë special dhe i dashur për publikun shqiptar.

21:55
Dalin imazhet e laboratorin misterioz biologjik në Vuhan ku ruhen 1,500 tipe virusesh

Instituti i Virologjisë në Vuhan i cili ka dashur 15 vjet që të ndërtohej, ruan më shumë se 1500 tipe virusesh.

21:49
Izolimi shtoi dhunën në familje/ Shtohen rastet e çështjeve në gjykatën e Tiranës

Njaziu sapo është urdhëruar nga gjykata që t’i qëndrojë në distancë bashkëshortes e cila e ka denoncuar atë për dhunë. Grindja mes çiftit ka nisur për shkak të një mosmarrëveshjeje të vogël për shkak të një konflikti që ka si shkaktar CoVid-19.

21:37
“Toka po merr frymë”/ Fotografi që e dëshmojnë këtë gjë

“Toka po merr frymë”, në fakt është kthyer në metaforën më të dëgjuar këto kohë pandemie, pasi shumë shtete janë vendosur në izolim dhe ndotja e ajrit duket sikur po përmirësohet ndjeshëm.

21:24
Veshja e jastëkut si fustan, trendi më i ri në rrjete sociale

Një trend i ri është përhapur në rrjete sociale, veshja e jastëkut si fustan. Iluzioni i fustanit i krijuar nga jastëku dhe një rrip i lidhur rreth belit, është mënyra më e re për të kaluar kohën gjatë karantinimit.

21:21
Habit gruaja, vendos të mbathura në fytyrë në vend të maskës

Një çift nga Florida e SHBA-ve, u drejtua në një supermarket për të blerë ushqime, por ajo që i la pa fjalë, ishte një tjetër kliente, e cila përdorte mbathje në vend të maskës.

21:12
Fotot më mbresëlënëse të postuar në rrjetet sociale

Rrjetet sociale gjithnjë e më shumë janë duke zënë një kohë të konsiderueshme të përditshmërisë tonë. Facebook, është një nga aplikacionet më të frekuentuara ndër vite.

20:58
Enca ti je?! Këngëtarja ndryshim drastik (FOTO)

Monotonia e izolimit nga pandemia e Covid-19 e ka mërzitur aq shumë Encën, sa që vendosi të bënte një ndryshim drastik në “look”.

20:53
Malta pranon emigrantët disa orë pas njoftimit të mbylljes prej koronavirusit

Qeveria maltese tha se nuk mund të garantojë më shpëtime të tjera pasi burimet e saj janë tendosur nga pandemia

20:51
Si të përballosh ankthin gjatë krizës së koronavirusit?

Pandemia e koronavirusit ka transformuar jetën e njerëzve në gjithë botën. Në shumë vende, shkollat dhe bizneset janë mbyllur. Familjet janë ndarë. Njerëzit druhen se mund të infektohen dhe shqetësohen se të afërmit e tyre mund të sëmuren dhe vdesin. Pandemia shkakton një ankth të madh. Por ka mënyra për të luftuar stresin.

20:35
Pashkët në kohë koronavirusi, Basha: Mëshira e Perëndisë të zbusë zemrat

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një statusi në rrjetet sociale iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve t’i luten Zotit të lehtësojë këtë sprovë të madhe të përballjes me koronavirusin.

20:32
Isha çuni i babit, Hygerta Sako e përlotur ndan kujtimet me të atin

Moderatorja Hygerta Sako ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në intervistën e parë pas humbjes së të atit.

20:30
Një javë pas të ëmës, koronavirusi vret dhe 30 vjeçarin me sindromën Down

Një burrë me sindromën Down vdiq i vetmuar nga koronavirusi në ditëlindjen e të 30-të, 7 ditë pasi sëmundja vrau nënën e tij.

20:27
Britanikët nuk binden, thyejnë karantinën dhe frekuentojnë plazhet

Koronavirusi po gjen gjithnjë e më shumë terren në Britaninë e Madhe. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, këto 24 orët e fundit, janë shënuar 953 të vdekur, si pasojë e virusit. Duke shënuar kështu numrin  më të madh të vdekjeve në një ditë, në rang botëror.

20:23
Sonte seriali “El Chapo”/ Për tre netë rresht në orën 21.00 në Top Channel

Tre netët e fundjavës së kaluar kanë mbajtur të mbërthyer para ekranit dashamirësit e filmave me tema nga ngjarje të vërteta.

20:10
Italia zgjat bllokimin edhe një muaj, por “rinis jeta me pikatore”, Conte: Bizneset që do hapen

ROMË – Këtë të premte kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte iu drejtua qytetarëve italianë duke njoftuar zgjatjen e bllokimit deri në 3 maj.

20:08
10 bebe infektohen me koronavirus në maternitetin në Rumani

10 bebe të sapolindura në një maternitet në Rumani kanë rezultuar pozitive me koronavirusin vrasës pasi u infektuan nga stafi që kujdesej për to.

20:05
Do qash dy orë!   Majmunëria e “social media” në një film!

Ditët e fundit në karantinë, në dhjetra profile në instagram, qarkulloi një film turk, si një “must” për t’u parë. “Do qash dy orë”, “Nuk do të ndalojnë lotët”, ishin diçiturat me fotot cover të filmit  dhe  mes dilemash, për të qarë këto ditë, apo për të mos qarë, vendosa ta shoh.  Filmi ishte interesant, por shqetësimi im nisi të shtohej, kur nuk po arrija të qaja dot si 1818 njerëzit  e tjerë të cilët e sugjeronin.  Aq sa në një moment u ndjeva në faj, kur më pyetën sërish : A kisha qarë shumë? Dhe u përgjigja : Jo.

19:56
OBSH në Shqipëri njoftim të rëndësishëm për CoVid-19: Mos merrni antibiotikë…

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë publike disa këshilla për të gjithë qytetarët për sa i përket pandemisë CoVid-19 që ka “pushtuar” botën dhe vendin tonë.

19:50
Top Talk: Kryeministri i fton sipërmarrësit të shesin jahtet e të paguajnë detyrimet, ja si i përgjigjet biznesmeni

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype” kryetari i Shoqatës së Prodhueseve të Birrës, Stefan Pinguli.

19:42
Veliaj inspekton tregjet në Kombinat, Pazarin e Ri dhe Njësinë 2: “Tregjet do të hapen sërish të hënën, ndaj s’ka nevojë të dyndemi nesër”

Pas suksesit në tregun e Kombinatit me vendosjen e kabinës së dezinfektimit në hyrje të tij, kjo nismë e Bashkisë së Tiranës është shtrirë edhe në tregjet e tjera publike në kryeqytet.

19:41
I vdes nëna nga koronavirusi, 32 vjecarja vdes në funeral nga ataku kardiak

E bija e një nëne që vdiq nga koronavirusi, tragjikisht humbi ndjenjat dhe pësoi atak kardiak në funeralin e saj.

19:36
I dyshuar me CoVid-19, dalin analizat për Zoran Zaev, autoritetet: Duhet të izolohet për…

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informoi se testimi i koronavirusit të Presidentit të LSDM-së Zoran Zaev është negativ.

19:21
Riaktivizimi i virusit; 91 të shëruar nga koronavirusi rezultojnë përsëri pozitivë në Korenë e Jugut

Zyrtarët koerano-jugorë njoftuan sot se 91 pacientë që besohej se ishin shëruar nga koronavirusi vrasës, janë konfirmuar përsëri pozitivë më sëmundjen.

19:13
Publikohen pamjet/ Brenda ‘spitalit fluturues’ të ushtrisë gjermane, mori pacientë të prekur me Covid-19 nga Italia

GJERMANI- Edhe shteti i Gjermanisë është goditur ndjeshëm nga koronavirusi ku deri më tani janë shënuar 2,607 viktima. Ndërkohë autoritetet vendase kanë rritur gatishmërinë në spitale për të përballuar fluksin.

19:05
Kryeministrat e sëmurur në detyrë, nga Churchill tek Bler e Boris Johnson

Kryeministrat ndër vite kanë pësuar probleme të tmerrshme shëndetësore në zyrë që kanë përfshirë goditje në tru, sulme në zemër dhe madje edhe varësi nga amfetamina.

18:53
Derë me derë pranë familjeve në nevojë, Veliaj shpërndan ndihma tek Njësia 10: “Qytetarët të respektojnë udhëzimet e institucioneve”

Bashkia e Tiranës vijoi edhe sot shpërndarjen e pakove ushqimore derë më derë për të moshuarit dhe familjet në nevojë. Kryebashkiaku Veliaj ishte i pranishëm në familjet e Mitat Likës, Vladimir Baxhisë dhe Afroviti Lamanit në njësinë 10, pranë zonës së Myslym Shyrit, ku numri i të moshuarve të vetmuar është i lartë.

18:42
U plagos aksidentalisht gjatë kapjes së Orges Bilbilit, Lleshaj viziton qytetaren në spital: I kërkuam ndjesë

TIRANË- Gjatë ditës së sotme gjatë aksionit të policisë për kapjen e vrasësit Orges Bilbilit, u plagos në këmbë edhe një qytetare e rastësishme me inicialet M.P.

18:25
Varre masive në New York për të groposur viktimat e Covid-19, pamjet e filmuara me dron

SHBA- Numri i viktimave të shkaktuara nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkuar në 17,910.

18:16
26 vite nga masakra e Peshkëpisë, si u vranë dy efektivët e policisë nga ekstremistët grekë

Nata e 10 prillit 1994 do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Vendi ynë atëherë u gjend përballë një sulmi ushtarak.

18:16
Italia shënon 570 viktima, shkon në 100 000 numri i të vdekurve në botë

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 18849, që do të thotë janë 570 viktima në 24 orët e fundit.

18:05
Bill Gates: Bota do të ketë një epidemi të përmasave të koronavirusit çdo 20 vjet

Themeluesi i Microsoft, i cili ka shpenzuar miliona nga pasuria e tij për kauza filantropike, tha së fundmi se bota mbetet e rrezikuar nga infeksione të ngjashme me koronavirusin aktual, në rast se nuk shpenzohet më shumë për parandalimin e tyre.

17:57
Koronavirusi arrin deri në fisin e largët të Amazonës, rrezikon të shuhet i gjithi

Një fis i largët i Amazonës ka regjistruar rastin e parë të koronavirusit pasi një pjesëtar 15 vjecar I tij, u sëmur rëndë me Covid 19.  I riu, i cili i përket komunitetit Yanomami përgjatë kufirit të Brazilit me Venezuelën, ndodhet aktualisht në repartin e terapisë intensive. Ai u shtrua në 3 prill në Spitalin e Përgjithshëm të Roraima, me gulcime të forta, dhimbje gjoksi, dhimbje të fytit dhe ethe. Adoleshenti fillimisht rezultoi negativ ndaj virusit, por një test i dytë komnfirmoi frikën e mjekëve.

17:52
“Nonë Nifja 90-vjeçe mposht koronavirusin”, Rama i bënë urimin e veçantë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër lajm të mirë për sa u përket të shëruarve nga CoVid-19. Rama me anë të një postimi në Facebook njofton se e shëruar me e fundit është plotë 90 vjeç dhe ka arritur të mund CoVid-19 me sukses.

17:48
Dashuri e përjetshme në dhomën e urgjencës, vdesin nga Covid 19 pas 50 vjet martesë

Ai duhej të paraqitej për të bërë testin e tamponit por nuk shkoi. Mungesa e Giuseppe-s 85 vjeçar alarmoi nipin e tij, i cili punonte si vullnetar pranë Kryqit të Kuq, i cili vrapoi në shtëpinë e xhaxhait të tij në Oltrona di San Mamette, në Itali. Atje ai gjeti Giuseppe-n dhe Franca-n, 89 vjeçe, duke u përqafuar njëri-tjetrin në tokë.

17:43
Madonna në dëshpërim teksa humbet një kushëri e dy miq në 24 orë nga koronavirusi

Ish-mbretëresha e popit Madonna ka thënë së fundi se po vuan netë pa gjumë pasi në 24 orë ka humbur kushëririn e saj dhe dy miq të ngushtë, nga koronavirusi.

17:39
Zbulohet një i prekur me COVID-19 në radhët e KFOR

Prishtinë- Sot është konfirmuar rasti i parë pozitiv me COVID-19 midis personelit të Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO-ja (KFOR).

17:29
Rekord i zi viktimash nga Covid-19 në Britaninë e Madhe, tejkalon vdekjet ditore në Itali dhe Spanjë

Britania e Madhe pati një tjetër ditë të zezë sot, ku koronavirusi ka shkaktuar gjatë 24 orëve të fundit 953 viktima. Kështu numri total i vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19 në të gjithë Britaninë e Madhe ka shkuar në 8931.

17:25
Roma arrin akordin me sulmuesin e Chelseat, së shpejti pritet firma mbi kontratë

Roma është vetëm një hap larg firmës me sulmuesin spanjoll Pedro Rodriguez, i cili do të jetë një lojtar i lirë pas përfundimit të këtij sezoni, sepse I mbaron kontrata me Chelsean dhe nuk ka firmosur rinovimin.

17:19
Foshnjeve në Bangkok i jepen mini-mbrojtëse nga koronavirusi në maternitet

Maternitetet në Tailandë kanë nisur së fundmi të pajisin bebet e sapolindura me ekrane plastike të fytyrës për t’i mbrojtur nga koronavirusi.

17:17
​Prishtina pritet të aprovojë një sërë masash kundër pandemisë Covid-19

Kuvendi komunal i Prishtinës pritet të aprovojë pakon ekonomike emergjente me një sërë masash për t’u ballafaquar me pandeminë Covid 19.

17:15
Imazhet e rralla që as në ëndërr nuk do i kishit imagjinuar 

Bota ka plot gjëra të rralla, saqë ka raste që nuk i kuptojmë dot menjëherë kur jemi para tyre.

17:14
Rihanna dhuron shumën marramendëse në ndihmë të viktimave të dhunës në familje

Një lajm i mirë vjen në një situatë të tillë, tragjike glogale. Rihanna së bashku me Drejtuesin e Twitter, Jack Dorsey do të dhurojnë 4,2 milionë dollarë në ndihmë të viktimave të dhunës në familje në LA, pas izolimit nga koronavirusi.

17:02
San Marino teston të gjithë popullatën pasi ka përqindjen më të lartë të vdekjeve pas Italisë

Principata e San Marino ka nisur të testojë të gjithë popullatën e saj për koronavirusin e ri pasi po shënon një nga përqindjet e vdekjeve më të mëdha në botë.

17:00
“Jetë gjati nuk bëhet jetë shkurtër”, 101-vjeçari shërohet nga koronavirusi

Një 101-vjeçar që kishte rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, është kthyer në shtëpi nga spitali, pas shërimit të plotë nga sëmundja.

17:00
Akuza të rënda ndaj Bartomeut: Ka vjedhur Barcelonën!

Dorëheqja e 6 anëtarëve të bordit drejtues e ka tronditur nga themelet ambientin e Barcelonës.

17:00
51 vjeçarja që “nuk ka rroba”, i bën punët prapë me bikini (FOTO)

Për herë të dytë, Lizzie Cundy publikoi dje foto në Instagram duke pastruar shtëpinë e veshur me bikini.

16:58
Rexhep Qosja, lavdëron “Fshatrat e Shqipërisë” në Top Channel

Emisioni “Fshatrat e Shqipërisë” i televizionit Top Channel, shumë i rëndësishëm që për Shqipërinë e për shqiptarët të mësohet edhe çka s’ dihet sa duhet e ndoshta as si duhet, më nxiti sot të them edhe atë që e kam shkruar para disa vitesh.

16:52
U prek nga koronavirusi, vdes shpërndarësi i picave

Një shpërndarës picash nga Skocia ka ndërruar jetë prej koronavirusit. 49-vjecari Mofizul Islam, punonte në restorantin Domino`s në Eskbank, Midlothian i cili është ende i hapur.

16:51
COVID-19/ Tentuan të mbrohen me qese mbeturinash, fati i keq ndjek tre infermieret

Tre infermiere britanike, të cilat u fotografuan të veshura me qese mbeturinash, për shkak të mungesës së veshjeve mbrojtëse, kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

16:49
14 fotot e pabesueshme, që fshehin një sekret të madh

Në pamje të parë duket sikur këto imazhe janë të çuditshme dhe gati të pabesueshme.

16:47
“Do të shihemi jashtë”/ Prekëse! Italianët, letra të sëmurëve me Covid-19: Nuk jeni vetëm…

“Nuk je vetëm por i rrethuar nga njerëz që e duan punën e tyre dhe do të bëjnë për ty gjithçka munden. Televizionet i quajnë heronj, por për mua, edhe ti miku im je një hero sepse lufton cdo cast për vete dhe për të dashurit e tu. Shpresoj që të mund të dalësh shpejt, të vraposh dhe ti përqafosh”.

16:46
Rama mesazh “të koduar” për opozitën: Ja si flitet kur i shërben sinqerisht vendit

Kryeministri Edi Rama me anë të një video të postuar në Facebook i ka përcjellë një mesazh opozitës për pas debateve të fundit në distancë për sa u përket masave të ndërmarra për Covid-19.

16:40
Pamje të rralla të përgatitjes mbrojtëse të mjekëve para daljes në frontin e koronavirusit

Një mjek i linjës së parë të luftës kundër koronavirusit ka treguar masën e pajisjeve mbrojtëse që vendos për të evituar kontaminimin, që duhet të ishte përgatitja optimale për çdo koleg të tij gjatë punës në spital.

16:37
Dy sekonda para “tragjedisë”, fotot që kanë pushtuar rrjetin

Fotografia është kthyer në një fushë shumë të dashur, sidomos pas zhvillimit të teknologjisë dhe zhvillimit të vrullshëm të jetës virtuale.

16:32
Cardi B e irrituar me Donald Trump mbi përballimin e Covid-19

Me anë të një dalje live në Instagram, reperja e famshme Cardi B shprehu irritimin e saj kundrejt të rinjve amerikanë të cilët nuk janë treguar të gatshëm të votojnë për Berni Sanders në zgjedhjet presidenciale pasi ky i fundit dha dorëheqjen pak ditë më parë.

16:21
Rrëfehet Besa Kokëdhima: Karantinën po e kaloj me…

Në emisionint “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte e ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype” këngëtarja Besa Kokdhima.

16:20
Për herë të parë në histori, kopertina e “Vogue Italia” vjen bosh

Teksa jetët e miliona njerëzve nëpër botë po ndryshojnë për shkak të pandemisë, revistat e famshme po hasin dilema të ndryshme se çfarë të publikojnë, mungesën e materialeve dhe ndërprejen e eventeve madje disa po falimentojnë.

16:10
Shpat Kasapi nga karantina: Më mungojnë udhëtimet, por ushtrohem dhe luaj video-lojëra

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype” këngëtari Shpat Kasapi.

16:09
Turqia dërgon avionë me pajisje emergjence në Britani, përfshi maska dhe veshje mbrojtëse

Turqia nisi sot dërgimin e avionëve me artikuj mjekësore në Britani.

16:06
“Kthesë” në Kinë! Ndalohet therja e qenve dhe maceve

Kthesë e madhe në kinë ku qentë dhe macet nuk mund të konsumohen më. Këto kafshë, dalin për të parën herë, nga lista zyrtare e specieve që mund të theren.

16:02
Ish-ministrat e Thaçit rrezikojnë deri në 5 vite burg/ Prokuroria ngre aktakuzë për faljen e hidrocentraleve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-ministrave të “Qeverisë Thaçi 2”, Besim Beqaj, Mimoza Kusari, Dardan Gashi, Nenad Rashqi, ndaj ish-drejtorit të KEK-ut, Arben Gjuka dhe ndaj disa personave të tjerë.

15:58
Policia e karantinës u thotë britanikëve të mos dalin në kopshtet e shtëpisë, spiunon në supermarket ata që blejnë artikuj “jo-esencialë”

Mediat britanike reagonin sot me ironi ndaj metodave të ashpra të përdorura nga policia vendase gjatë karantinës së koronavirusit, duke argumentuar se disa prej tyre, si kontrolli i artikujve të blerë në supermarket, e kalon masën dhe anon me shume nga abuzimi me pushtetin.

15:49
Kuvendi i Kosovës, seancë të jashtëzakonshme më 14 prill

Kuvendi i Republikës së Kosovës, të martën, më 14 prill 2020, në orën 11:00, do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, me kërkesë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetëve nënshkrues.

15:47
Kohë pandemie! Nesër koncert pa spektatorë në qendër të Shkodrës, rrëfehet Bujar Qamili

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Flori Gjini, ishte i ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype”, këngëtari Bujar Qamili.

15:40
Dyshohet se vrau dhe dogji trupin e vëllait, gjykata dënon shqiptarin me 1 muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit G. K., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale të vrasjes së rëndë.

15:32
Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj disa ish-ministrave

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 11 personave për “keqpërdorim të detyrës zyrtare“ përfshirë ish-ministrat e qeverisë së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Nenad Rashiq dhe Dardan Gashi.

15:29
Atletika ofron ndihmë/ Shpërndahen pako ushqimore për disa familje

Në këtë periudhë të pandemisë ku e gjithë bota është e përqendruar në luftën ndaj Covid 19, të gjithë përpiqen të kontribuojnë me sa munden në mënyrat e tyre.

15:26
Vdekja e 85-vjeçarit në Shkodër, reagon Ministria e Shëndetësisë: Ishte i infekuar, por nuk e humbi jetën prej COVID-19

Përmes një njoftimi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka sqaruar se i moshuari 85-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në banesën e tij në Shkodër, nuk ka humbur jetën si pasojë e COVID-19, ndryshe nga çfarë u raportua në media paraditen e sotme.

15:19
Covid-19/ Situata në Larisa të Greqisë, më e rëndë se ç’mendohej- shifër rekord, prekshmëria e të ekzaminuarve 60%

Situata në Larisa mund të jetë edhe më keq sesa e kanë menduar autoritet greke.

15:15
Flota britanike merr në dorëzim nëndetësen e re gjigande bërthamore

Marina britanike njoftoi se ka marë në shërbim nëndetësen masive bërthamore HMS Audacious, e cila doli nga impjantet e prodhimit në Barrow-in-Furness më 7 prill për t’u vendosur në bazën detare të Clyde.

15:07
“Restoranti policëve” vatër virusi/ Qëndronte hapur se kishte mbrojtje, infektoi disa persona

Një lokal që qëndronte i hapur përtej rregullave u bë vatra më e madhe dhe më e rrezikshme e Covid 19 në qytetin e Elbasanit.

14:55
“Gjithçka e mbyllur nga nesër në 13:00 deri të hënën në 05:00″/ Rama: Nga e hëna…

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama u ka kujtuar qytetarëve se nesër është dita e fundit me fashën orare deri në 13:00.

14:55
Lajm i mirë! Firmoset marrëveshja, 30 respiratorë të rinj për përballimin e COVID-19

Një kontribut prej 700,000 USD nga Zvicra, Norvegjia dhe UNDP i shtohet 54 respiratorëve të siguruar tashmë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

14:48
Emergjenca Covid-19/ Ministri i Brendshëm inspektim në Portin e Durrësit

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar një inspektim të masava të marra në përballimin e situatës aktuale në vend, të krijuar nga koronavirusi, në Portin e Durrësit.

14:47
Thaçi sërish i kërkon Kurtit emrin e mandatarit për formimin e qeverisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar sërish një letër liderit të Vetëvendosjes, njëherit kryeministër në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, duke i kërkuar emrin e mandatarit për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

14:39
Ndahet nga jeta modelja dhe reperja 25-vjeçare, zbulohen shkaqet

Departamenti i Shëndetësisë të Philadelpias ka zbuluar shkaqet e vdekjes së reperes 25-vjeçare, Cynna Rogers.