(VIDEO) Trafik në autostradën Tiranë-Durrës/ Shoferi bën manovra për t’i shpëtuar vargut të makinave

12/07/2020 10:51

Mëngjesi i kësaj të diele e ka gjetur autostradën Tiranë-Durrës me një trafik të rënduar.

Temperaturat e larta i kanë nxitur qytetarët t’u drejtohen plazheve, ku një varg i gjatë makinash vihet re veçanërisht përpara kthesës së Gjirit të Lalzit.

Në një video të siguruar nga Top Channel shihet se si nisur nga situata në fjalë, një shofer bën manovra për t’i shpëtuar trafikut diku pranë Maminasit.

Top Channel