E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro 01/07 18:03
Pritjes së fansave të Tayna-s i ka ardhur fundi.
Pas 3 muajve mungesë, reperja kosovare ka publikuar këtë të dielë këngën e re me videoklip, “BASS”.
Kënga, tëpër ritmike e verore, është pritur shumë mirë nga publiku dhe duket se do të kthehet menjëherë në hit.
Tayna nuk kishte lançuar asnjë projekt muzikor që pas “A jo” në prill të këtij viti, ndërkohë që klipi i fundit ishte bashkëpunimi me Mozzik, “Edhe ti” në janar.
Këngëtarja sëfundmi ka hedhur hapin e madh në karrierë duke nënshkruar kontratë me “Sony Music” me bazë në Gjermani.
Megjithatë duhet theksuar se “BASS” është realizim i “Friends Entertainment”, labeli i parë i Taynas.
Top Channel