Margaret dhe Brikeno, formuan çiftin e fundit në “PërPuthen”.

Njohjen e tyre ato do ta vijojnë jashtë emisionit dhe gjatë kësaj periudhe do të jenë nën vëzhgimin e produksionit, për të parë se si do të vijojë marrëdhënia e tyre. Në rubrikën “Trotuar” po flitej mbi “lidhjet e verës”, duke qenë se përkatësisht Margaret dhe Brikeno po njihen akoma më shumë gjatë këtyre muajve, drejtuesi i emisionit Edi Manushi, e pyeti Margaret në lidhje me vazhdimësinë e tyre. Margaret u shpreh se nuk e dinë se si do të shkojnë gjërat, do të kalojnë një aventurë ose do të kenë një lidhje afatgjatë.

“Nuk e di. Mbase ne thjesht kalojmë një aventurë të bukur dhe e mbyllim aty. Por pak e vështirë për ta prekur këtë temë”, tha Margaret.

Top Channel