Maqedonia e Veriut tjetër ‘ditë të zezë’ nga Covid-19/ Humbin jetën 6 persona, infektohen 136 të tjerë

12/07/2020 17:44

Maqedonia e Veriut vijon të ketë një bilanc negativ me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj janë regjistruar 6 humbje jete. Ndërkohë janë kryer 991 testime nga të cilët 136 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Sipas qyteteve: Shkup-46, Kumanovë-6, Dibër-7, Shtip-14, Prilep-1, Tetovë-12, Strugë-9, Veles-1, Ohër-2, Gostivar-13, Strrumicë-2, Radovisht-2, Krushevë-2, Koçani-1, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Kratovë-1, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-4 dhe Resnjë-4.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 123 pacientë të shëruar.

“Gjashtë persona kanë humbur jetën, dy nga Shkupi, një nga Kumanova, dy nga Struga dhe një nga Gostivari.” thuhet në deklaratën e Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoni.

Top Channel