Shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare/ Hetim 8-mujor, arrestohen 4 persona në Krujë, 2 të tjerë shpallen në kërkim

12/07/2020 10:34

Pas një hetimi 8-mujor, katër shtetas ranë në pranga në Krujë dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim, pasi shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare dhe ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit.

Policia njofton se u kapën dhe u ndaluan shtetasit E. C. (Ç)., 28 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë; F. L., 25 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në Itali; L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë;

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Gjithashtu, këta shtetas kanë nxitur për përdorimin e drogës një 17-vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht atë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Top Channel