U shëndosh shumë pas lindjes së djalit, 23-vjeçarja humbet 20 kilogramë dhe i “çmend” të gjithë (FOTO)

12/07/2020 16:46

Një grua në Britaninë e Madhe, ka treguar sekretin se si u dobësua dhe arriti një pamje mjaft të këndshme.

Emma Forester, 23 vjeçe, zbuloi se arriti një peshë të madhe trupore pas shtatzënisë, kur ishte në të 20-at e saj. Emma rrëfeu se gjatë muajve të shtatzënisë,  ka konsumuar shumë ushqime dhe të njëjtën rutinë  ndoqi dhe pas lindjes së djalit.

Mirëpo, pesha e përftuar, e pengonte jo pak në aktivitetin e saj ditor dhe për të rikthyer energjinë e mëparshme, i duhej të humbiste në peshë. Dhe ashtu bëri, në një kohë mjaft të shkurtër humbi plot 20 kilogramë, nga 80 që peshonte në të kaluarën, ajo tashmë peshon vetëm 60. Për ta arritur këtë, ajo thotë se ndoqi një dietë strikte, të pasur me vitamina e proteina si edhe u mor me shumë aktivitete sportive.

“Kur isha shtatzëne, justifikohesha me faktin që ndihesha e uritur. Më pas edhe pas lindjes ndoqa të njëjtën rutinë. Qëndroja ulur në divan dhe konsumoja ushqime të pasura me yndyra dhe pa vlera ushqimore. E mora vendimin për t’u dobësuar kur pashë që jeta ime ndryshoi. Isha pasive dhe e pafuqishme për t’u kujdesur për djalin dhe bashkëshortin. Shkova në palestër, ndoqa një dietë të pasur me vitamina dhe proteina dhe ja ku jemi. Emmës ju rikthye pamja e mëparshme, madje dhe më e kuruar se atëherë”, u shpreh 23-vjeçarja.

Më tej shtoi:

“Kam frikë të mbetem shtatzëne në të ardhmen. Mendoj se do të shëndoshem sërish. Isha vetëm 20 vjeçe atëherë, pa informacionin e duhur për t’i bërë ballë situatave dhe pa ditur si të sillem. Tani që jam dobësuar, ndihem mirë, me veten por edhe me shërbimin që i ofroj të dashurve të mi”.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel