E papritur/ Amos Zaharia: Mezi pres të puth në buzë Bujar Asqeriun!

12/07/2020 18:43

Amos Zaharia, është djali i aktores së merituar Yllka Mujo.

Edhe ai ka ndjekur gjurmët e të ëmës dhe është bërë një aktor mjaft i njohur. Në rolet e tij të shumta, ka ndodhur që ai të puthet me qindra femra, ndërsa nuk e kemi parë aktorin asnjëherë duke puthur një mashkull. Amosi ishte i ftuar në studion e emisionit “E Diell” dhe gjatë bisedës u pyet pikërisht për këtë gjë. Ai befasoi jo pak kur tha se, nëse do të kishte puthur ndonjë mashkull, ai do të ishte aktori Bujar Asqeriu.

“ Më ka mbetur fiksim Bujar Asqeriu, sa herë e shoh them ah Bujari”, tha Amosi.

Top Channel