Çfarë ndodhi në jug? Parfumi i Margaret, bën “lëmsh” Edonën dhe Artenisin…

12/07/2020 15:23

Ndërkohë ku supozohej që në tre ditë qëndrimi në jug të Shqipërisë, do të formohej çifti më i ri në “PërPuthen”, gjërat morën tërësisht një rrjedhë tjetër.

Artenisi u shpreh se ishte i pasionuar pas parfumeve dhe në një moment, kishte ndjekur nga pas Margaret, për t’i nuhatur aromën e produktit kozmetik. Mirëpo ky fakt ngjalli shqetësimin dhe nervozizmin e Edonës, e cila zgjodhi të largohej nga tavolina e ngrënies, ku të gjithë ishin duke drekuar.

Artenisi qëndroi në heshtje dhe nuk e ndoqi nga pas për një sqarim. Por një gjë të tillë e bëri më vonë, pikërisht në momentin ku Edona ishte duke darkuar me Davidin (djalin e dytë të përzgjedhur). Ajo nuk preferoi të sqarohej me Artenisin, me argumentimin që në ato moment ndodhej me Davidin.

Artenisi u largua për momentin, por për t’u rikthyer sërish më vonë, në dhomën e vajzave. Fillimisht ai kërkoi një sqarim me Margaret, duke e akuzuar atë për krisjen e marrëdhënies mes tij dhe Edonës. Ndërsa pyetjes së Artenisit për sqarim, Edona i “bëri bisht” duke e lënë pezull vazhdimësinë mes tyre.

Artenisi: Unë do të luftoj për ty deri në fund, nuk do të doja të shikoja me ndonjë tjetër.

Edona: Si mos ti marr për bazë si Artenis. Prapa skene më ngacmoni këtu bëni ndryshe. Unë s’bëj këto gjëra. (largohet nga tavolina e ngrënies)

Artenisi: E kam sqaruar 20 herë. Unë ato që kam pasur për t’ia thënë ia kam thënë. Të ngrihet nga tavolina ajo. Nuk kishte se përse të ngrihet.

Edona: Kjo gjë nuk u bë për xhelozi. Disa djem s’kanë respekt dhe mungesa respekti për një femër është shumë e keqe. Me mua e ka mbyllur, ka disa gjera që nuk i toleroj dot. Nuk kthehem më atje.

Momenti i dytë, Edona ishte duke darkuar me Davidin, ndërkohë mes tyre futet dhe Artenisi.

Edona: Ik Artenis.

Artenisi: Të largohem unë. Ta di dhe unë çfarë do të bëj. Meqenëse më the skam gjë dua ta mbyll.

Edona: Këtu nuk do të flas asgjë me ty. Jam në takim.

Momenti i tretë, vajzat ishin duke qëndruar në dhomë, Artenisi shkon tek ata për të kërkuar një sqarim.

Margaret: Ti ke dje gjithë ditën që më vardisem. Unë ta tregoj me fakte. Dje kur ka dalë Edona në video dhe të thashë merri numrin Edonës dhe jo mua. Me çfarë të drejte vjen brenda. Ishte mënyrë indirekte këtu brenda.

Artenisi: Nëse do të kem gjë me ty unë do të doja që në fillim. Nuk dua ta dëgjoj kot. Më prishe punë.

Margaret: Kanë qenë dhe njerëzit e tjerë, kur më ke thënë je shumë e mirë.

Artenisi: Të kisha gjë me ty unë do ta thoja që në fillim. Unë i kam thënë asaj që do të luftoj për atë. Unë e di që më pëlqen Edona.

Margareta: Unë s’kam thënë gjë tragjike, të thash pse më nuhat parfumin.

Edona: Ajo iku pse vjen më kërkon mua.

Artenisi: E mbylle ti. Thuaje troç o Artenis nuk të pëlqej dhe kaq. Unë të thash do të luftoj për ty shumë. Unë e konsideroj shoqe për aq sa e kemi njohur (I referohet Margaret). E di si është muhabeti, më mirë ma thoje troç s’të pëlqej. Unë kam ardhur vetëm me ty. Nga djemtë e tjerë ta them sinqerisht. Parfumet I pëlqej të gjithë unë. Unë i kam kërkuar 20 herë ndjesë. Dua të sqarojë gjërat me atë. Ti thuaj diçka e mbylle apo jo…

Top Channel