Foto ilustruese

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një fabrikë të prodhimit arkave të drurit në Lushnje.

Ka qenë roja i objektit i cili në orët e para të mëngjesit të sotëm ka parë zjarrin. Forca të shumta zjarrfikëse nga Lushnja, Rrogozhina dhe Divjaka kanë ndërhyrë për ta vënë nën kontroll zjarrin.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e rënies se zjarrit ku dyshimet e para janë për një shkëndi elektrike. Vazhdon puna për fikjen e zjarrit.

Top Channel