Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të martën të mbahet seanca e jashtëzakonshme mbi propozimin e PDK-së dhe deputetëve nënshkrues për pakon emergjente 320 milionë euro për t’u ballafaquar me pandeminë Covid-19.
Kryeministri britanik Boris Johnson “po ndjehet mirë” pasi doli nga kujdesi intensiv, por shërimi i tij është në një fazë të hershme, tha zëdhënësi i tij.
Revista Time ia ka dedikuar kopertinën e saj heronjve në vijën e parë të frontit në luftën kundër koronavirusit.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i shoqëruar nga zëvendësministrja Voda, Prefekti i Qarkut Nasto, Kryetari i Bashkisë Varfaj, Drejtori i Përgjithshëm i PSH Veliu, zhvilloi një inspektim të masave të marra nga autoritetet vendore e policore në Durrës, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Orgest Bilbili është personi që u arrestua dhe mbeti i plagosur pasi kërcënoi me armë një efektiv policie.
Merkatoja e futbollistëve për sezonin 2020/21 pritet të jetë shumë e komplikuar si pasojë e krizës së Koronavirusit. Nuk do të ketë më transferime me shifra stratosferike, ndërsa klubet do të synojnë më shumë huazimet, për të shmangur shpenzimet e larta.
Shtetet e Bashkuara kanë dëbuar më shumë se 6,300 migrantë pa dokumente në kufirin me Meksikën, duke shfrytëzuar kompetencat e gjendjes emergjente, me qëllim të luftimit të koronavirusit, kanë thënë zyrtarët.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp njoftoi se dy liderët e partive më të mëdha në vend, Zoran Zaev dhe VMRO DPMNE-së Hristian Mickoski, janë në izolim për shkak se kanë pasur kontakt me një gazetar, i cili tashmë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të monitorimit të zbatimit të masave shtesë nga qytetarët, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë vijuar edhe ditën e sotme të ushtrojnë kontrolle të shumta, jo vetëm në rrugët kryesore, por edhe në brendësi të lagjeve, kryesisht në zonat urbane.
Krahas ndryshimeve të Kodit Penal dhe Rrugor qeveria i ka gati edhe ndryshimet në kodin ajror.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar Këshillin e Sigurimit se pandemia me koronavirus është duke kërcënuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare – “çka potencialisht mund të rezultojë me rritje të pakënaqësive shoqërore dhe dhunë, e cila mund të dëmtojë rëndë aftësinë tonë për ta luftuar virusin”.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me ministrin e Infrastrukturës dhe ministren e Pushtetit Lokal, ka vizituar komunën e Ferizajt, për t’u njohur me veprimet e ndërmarra, si dhe nevojat e komunës për menaxhimin e situatës me covid-19.
Një 101-vjeçar, që ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, është kthyer në shtëpi nga spitali, pas shërimit të plotë nga sëmundja.
Ministri në detyrë i Integrimit Evropian Blerim Reka, priti sot Danijela Barisic – Ambasadoren e Kroacisë, të shtetit kryesues të BE.
Në situatën e krijuar nga pandemia e COVID 19 në vendin tonë dhe në respektim të plotë të udhëzimeve dhe kufizimeve të paraqitura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe qeveria shqiptare për mbrojtjen e popullatës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot paradite mbledhjen plenare të radhës nëpërmjet platformës on-line ku morën pjesë të nëntë anëtarët e Këshillit.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka qëndruar për vizitë në Komunën e Ferizajt ku u takua me kryetarin Agim Aliu.
Federata Shqiptare e Futbollit prezantoi këtë javë një paketë ndihmëse për punonjësit që janë prekur nga emergjenca e koronavirusit, një stimul financiar që vjen në një kohë të vështirë.
“Duke ju kërkuar 1000 herë ndjesë të gjithë atyre që janë rezidentë në shqipëri dhe për arsyen madhore të mbrojtjes së popullit e të vendit tonë nga agresioni i armikut të padukshëm, kanë mbetur jashtë kufijve të mbyllur, si edhe duke u nisur nga mbajtja nën kontroll e kurbës së infeksionit deri tani, jemi gati të publikojmë të hënën planin e një hapjeje shumë graduale të rrugës së riatdhesimit, me kushtet përkatëse detyruese të karantinimit 14 ditor, nën rregulla të forta sigurie!”- shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.
Kjo është e premtja e mirë, që në të gjitha komunitetet katolike po kalohet ndryshe nga çdo tjetër.
Në Shkodër është shënuar viktima e dytë nga koronavirusi.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i përgjigjet pozitivisht thirrjes së Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për kontributin financiar për lehtësimin e përballimin e situatës së pandemisë COVID-19.
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një bisedë përmes telefonit me kryetarët e bashkive Tiranë, Korçë, Fier dhe prefektin e Durrësit, lidhur me situatën e krijuar me koronavirusin në këto qytete.
Tre infermierë të urgjencës janë futur në karantinë, pasi një i ri i plagosur gjatë një aksidenti automobilistik ka rezultuar pozitiv ndaj SARS-CoV-2.
Gjatë një vizite në Durrës, ministri Lleshaj foli sa i takon çështjes së kartave të identitetit dhe pasaportave, si për ato që tashmë kanë skaduar dhe kërkojnë rinovim, ashtu edhe për ato që janë prodhuar dhe duhen shpërndarë.
Suedia, për dallim nga pjesa tjetër e Evropës, po përballet me COVID-19, pa izolim të shkallës së gjerë. Aty jeta po vazhdon në mënyrë pothuajse normale.
Orges Bilbili është personi që pak më parë mbeti i plagosur te zona e Xhammlikut, pasi kërcënoi me armë një efektiv policie.
Ministrat e Financave në vendet e Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për paketën e shpëtimit në vlerë të 500 miliardë eurove, e cila synon t’iu ndihmojë vendeve evropiane të prekura më së keqi nga pandemia me koronavirus.
Të shtëna me armë zjarri, janë regjistruar në Tiranë pak më parë, në zonën e “Xhamlllikut” ku janë plagosur dy persona, një kalimtare dhe personi që ka pasur armën.
Drejtori i një spitali në Wuhan, që luftoi pandeminë e koronavirusit, thotë se ai beson se nuk thuajse asnjë shans që të ketë një rikthim në shkallë të gjerë të epidemisë, por paralajmëron për shpërthime të vogla dhe sporadike.
Imazhet e arkivolëve që varrosen në një varr masiv në Nju Jork kanë tronditur shumëkënd, ndërsa numri i viktimave të koronavirusit atje vazhdon të rritet.
Teksa vendi po përballet me pandeminë Covid-19, trupa aktuale e Gjykatës së Lartë ka vendosur të dhurojë gjysmën e pagës së tre muajve, për shkak të situatës së krijuar.
Tre netët e fundjavës së kaluar kanë mbajtur të mbërthyer para ekranit dashamirësit e filmave me tema nga ngjarje të vërteta.
Të shtëna me armë zjarri, janë regjistruar në Tiranë pak më parë, në zonën e “Xhamlllikut” ku janë plagosur dy persona
Pas replikave mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-deputetes Jorida Tabaku, ku kjo e fundit ka folur sistematikisht rreth situatës dhe masave ekonomike të ndërmarra në vend si pasojë e pandemisë, çka ka nxitur kundërpërgjigje nga Rama duke e cilësuar “Balona Tabake e PD-së” ka reaguar ish-deputetja Orjola Pampuri.
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta zhvilloi sot biseda telefonike me Kryetarin e Komunës së Preshevës, z.Shqiprim Arifi, Kryetarin e Komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi, si dhe me Kryetarin e Grupit të Kuvendarëve në Komunën e Medvegjës, z.Muharrem Salihu.
Spanja vijon me përmirësimin gradual në betejën kundër pandemisë koronavirus. 605 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, shifra më e ulët që prej 24 marsit.
Shtyrja e Europianit të Futbollit për shkak të emergjencës së koronavirusit ishte vetëm një nga goditjet që pësuan kombëtaret e kualifikuara, dhe ato që synonin të merrnin biletat e fundit në kompeticionin kontinental.
Një avion ushtarak kargo i Turqisë është nisur nga Ankaraja për Britaninë e Madhe me ndihma mjekësore kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Kura kontroverse e presidentit bjellorus kundër koronavirusit, me konsumimin e vodka dhe shumë seanca saune duket se perëndoi shpejt, pasi vendi po i afrohet numrit të 2 mijë të infektuarve.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën 1.6 milion përkatësisht 1,614,396.
Nën drejtmin e kreut të parlamentit Gramoz Ruçi është mbledhur sot konferenca e kryetarëve.
Pamje shokuese vijnë nga SHBA, ku të vdekurit nga koronavirusi po grumbullohen në varre masive në ishullin Hart, në skajin perëndimor të Long Island Sound, në veriperëndim të Bronx-it, New York.
Bilanci botëror vijon të rritet, ku numërohen 1.610.055 persona të infektuar dhe 96.365 viktima në mbarë botën, këtë të mërkurë.
4 raste të reja të infektuarisht me koronavirus në Shkodër janë regjistruar 24 orët e fundit.
Nisma më e fundit e Bashkisë së Tiranës është shumë e veçantë. Nëpër çdo rrugë të Tiranës tashmë do të shihni nga një mesazh sensibilizues, që i përket secilit prej nesh.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar ndryshimin e masave për ditët në vazhdim.
Ka shkuar në 416 numri i i të prekurve nga covid-19 në vend.
Përmes një postimi në Facebook, Gazment Bardhi u shpreh se është alarmante që jemi mes vendeve me rriskun më të lartë dhe numrin më të ulët të testimeve!
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është konsideruar prej më shumë se 15 vitesh si futbollisti më i mirë në botë duke fituar dhe 6 topa të artë.
Një rast i shkeljes së karantinës është kapur në flagrancë në Kosovë.
Një tjetër rast flagrant sapo është zbuluar në Elbasan nga Policia bashkiake i një lokali që qëndronte i hapur.
Ora policore si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar nga pandemia Covid-19 sot fillon nga ora 16:00 dhe do të zgjasë deri të hënën në orën 05 00. Me këtë fillon karantina prej 61 orëve për të gjithë qytetarët në të gjithë vendin.
Kanë qenë të shumtë bizneset që kanë thyer karantinën në Kosovë.
Bilanci i viktimave dhe të infektuarve në Turqi është thelluar ndjeshëm.
Numri i personave të infektuar me koronavirus në Gjermani, në 24 orët e fundit, është rritur për 5,323, duke e dërguar në 113,525 numrin total të të prekurve me këtë sëmundje.
Efektiviteti i maskave shtëpiake nuk është “e mundur të vlerësohet” në këtë kohë, thotë Akademia Kombëtare e Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë në një letër drejtuar Shtëpisë së Bardhë të Mërkurën.
Komisioni i BE-se e ka hedhur në letër strategjinë daljes nga kriza e Coronës. Komisioni parashikon, nje hapje graduale dhe te mirëkontrolluar.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i Republikës, Ilir Meta përshëndeti vizitën e Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç në Komunën e Tuzit.
Kanë vijuar kritikat kundrejt Organizatës Botërorë të Shëndetit, nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dy persona të tjerë kanë ndërruar jetë nga CoVid-19 në Greqi.
Në fillim të muajit Arabia Saudite vendosi ndalimin tërë ditor të lëvizjes në Mekë dhe Medinë, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, raporton Anadolu Agency (AA).
Personeli mjekësor në mbarë botën është vënë në frontin e parë të luftës kundër koronavirusit, shpesh duke paguar një çmim të lartë.
11 emigrantë të tjerë kanë hyrë në karantinë në Gjirokastër për 14 ditë.
Nju Jorku ka më shumë raste të infektuara me koronavirus, sesa secili shtet tjetër jashtë Shteteve të Bashkuara, tregojnë të dhënat e fundit.
Më 31 dhjetor të vitit 2019 – saktësisht 100 ditë më parë – Qeveria kineze ka raportuar te Organizata Botërore e Shëndetësisë për një “pneumoni me shkaktar të panjohur”.
Suedia, për dallim nga pjesa tjetër e Evropës, po përballet me COVID-19, pa izolim të shkallës së gjerë.suedi
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), dhe vendet aleate janë pajtuar për të ndalur prodhimin e një të pestës së naftës, me qëllim të luftimit të rënies së kërkesës pas izolimit të shkaktuar nga koronavirusi.
Një i ri shqiptar, i kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar është vënë në pranga nga policia.
Infeksionet e konfirmuara globale të koronavirusit kanë kaluar shifrën e 1.6 milion, pasi një studim i ri i masave të kontrollit në Kinë sugjeron që vendet që përgatiten të lehtësojnë bllokimet e tyre, do të duhet të monitorojnë vazhdimisht për raste të reja të mundshme për të parandaluar një shpërthim të dytë vdekjeprurës.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në mesnatë për të gjithë ndjekësit në rrjetin social ‘Facebook’ se 17 pacientë kanë fiyuar betejën kundër COVID.
Bernie Sanders vendosi të heqë dorë nga gara presidenciale si kandidat i demokratëve. Këtë herë ai nuk priti shumë gjatë, si para katër vjetësh, një avantazh për demokratët, thekson Carla Bleiker.
Kina ka kaluar ditën e dytë të hapjes dhe ndërsa virusi ka pasur një përhapje të lehtë.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.
Vazhdon dhe rritet numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga koronavirusi. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shënuar një tjetër bilanc tragjik.
Turqia konfirmoi 96 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 908. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirusin është rritur në 42.282, pasi 4.056 njerëz të tjerë kanë rezultuar pozitivë në testet për virusin, treguan të dhënat e përditësuara të Ministrisë turke të Shëndetësisë.
Rigoni i kuq është me famë si rigoni më i rrallë dhe me aftësi të mrekullueshme. Karakteristika e veçantë e tij është se kur bie në kontakt me ujin e nxehtë, aroma që lëshon është unike dhe nuk ka të krahasuar me rigonin e zakonshëm. Studime të mirëfillta shkencore kanë treguar që në një gram rigon gjenden 42 herë më shumë antioksidantë se në një gram mollë.
Të paktën 80 përqind e njerëzve e kanë provuar njëherë në jetë dhimbjen e mesit me të gjithë intensitetin e saj. Dhimbja e mesit dhe e shpinës është një shenjë paralajmëruese për anomalitë e shtyllës kurrizore dhe shpesh vjen si pasojë e qëndrimit jo të rregullt të trupit. Në ditët e sotme, shumica e trajtimeve për dhimbjen e mesit dhe të shpinës kanë të bëjnë me medikamente siç është aspirina apo qetësuesit e ngjashëm, por disa syresh janë shumë më të rënda dhe kanë efekte anësore. Në shumë raste, dhimbja e mesit shfaqet që në mëngjes, duke ndikuar në performancën fizike të ditës.
Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i imunitetit, organet, rritja dhe zhvillimi dhe mbarëvajtja e shtatzanisë. Ekspertët të cilëve u referohet AgroWeb.org, rekomandojnë që burrat të konsumojnë një sasi prej 900 mikrogramësh të vitaminës A në ditë. Gratë rekomandohen të marrin 700 mikrogramë ndërsa fëmijët dhe adoleshentët të marrin 300 deri në 600 mikrogramë vitaminë A në ditë.
Drejtorja menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva ka paralajmëruar se pandemia e koronavirusit mund të shkaktojë depresionin më të thellë ekonomik në botë që nga vitet 1930. Zonja Georgieva tha të enjten se qeveritë e vendeve të botës kishin akorduar 8 trilionë dollarë në programet për t’i mbajtur ekonomitë funksionale, por se ato nuk janë të mjafueshme. Ajo tha se vendet në zhvillim do të prekeshin më rëndë dhe shtoi se një rimëkëmbje e pjesshme mund të ndodhë në vitin 2021.
Qeveria kineze ka hedhur poshtë pretendimet “e padrejta” se ka tentuar “të fshehë” shpërthimin e koronavirusit në qytetin Vuhan. Zhao Lijian, zëdhënës i ministrisë së Jashtme, ka thënë se Kina ka qenë “e hapur, transparente dhe e përgjegjshme” në informimin e botës rreth pandemisë.
Hungaria ka zgjatur masën e izolimit pa afat, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit të ri, ka thënë kryeministri i këtij shteti, Viktor Orban. Ky shtet deri më tani ka regjistruar 980 raste të prekura dhe 66 vdekje si pasojë e koronavirusit, ndonëse qeveria e ka pranuar se numri i të infektuarve mund të jetë shumë më i madh.
Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka thënë se koronavirusi është duke u zgjeruar në këtë shtet “me paqartësinë e njëjtë, djallin e njëjtë, sikurse të 11 shtatorit”. Sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 kanë qenë “shkatërruese, shumë tragjike, mirëpo ne kemi humbur më shumë banorë të Nju Jorkut për shkak të këtij vrasësi të heshtur”, ka thënë guvernatori në një adresim për media.
Në pak javë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mori kompetenca të jashtëzakonshme në një kohë të krizës kombëtare. Në luftën kundër COVID-19, Trump ka deklaruar një emergjencë kombëtare që i ka mundësuar atij që të dislokojë anije spitalore ushtarake në Nju Jork dhe Los Anxheles, t’i detyrojë prodhuesit e makinave që të prodhojnë respiratorë dhe të zbusë rregulloret e vaksinimit dhe trajtimit të sëmundjeve. Këto dhe hapa të tjerë janë përshëndetur dhe cilësuar si masa kritike të shëndetit publik, por ato kanë ardhur me një kosto për liritë civile dhe qeverisjen demokratike.
Presidenti Donald Trump ka thënë vazhdimisht se ai dëshiron të “rihapë” ekonominë e vendit sa më shpejt të jetë e mundur me qëllimin për të zvogëluar dëmin që po shkakton zbatimi i udhëzimeve në masë të gjerë për distancim social si përgjigje ndaj pandemisë së koronavirusit.
Senati amerikan nuk arriti të enjten të miratojë fonde shtesë për të ndihmuar punonjësit amerikanë në vështirësi që po përballen me ndikimin e koronavirusit. Votimi u bë më pak se dy javë pasi ligjvënësit amerikanë miratuan paketën më masive të ndihmës ekonomike në historinë e vendit.
Përveçse në kohë lufte, masat që po merren tani në vendet perëndimore janë të pashembullta. Urdhrat për izolim të detyrueshëm dhe kufizimet në liritë civile të individit dhe në aktivitetin ekonomik janë një grusht i rëndë mbi përparimin e shënuar gjatë dekadave të fundit kur fusha e veprimit të qeverive është ngushtuar për t’i lënë vend sundimit të lirisë së individit. Tani qeveritë kanë mobilizuar forcat dhe kanë shpalosur autoritet të pakontrolluar në këtë betejë për jetë a vdekje me një armik të padukshëm.
Një infermier që punon në një qendër paraburgimi emigrantësh të Shërbimit të Shteteve të Bashkuara për Emigracionin dhe Doganat (ICE) në Luizianën rurale, ka frikë se lëvizja e vazhdueshme e të ndaluarve midis objekteve mund të bëjë që koronavirusi të përhapet në mënyrë të pakontrolluar në një numër të pallogaritshëm njerëzish që mbahen larg kujdesit intensiv mjekësor.
Kampionati Evropian i Basketbollit EuroBasket 2021 është shtyrë për në vitin 2022 në kuadër të ndryshimeve të kalendarit sportiv si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), njoftoi FIBA.
Numri i të shëruarve pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 350 mijë.
Një muaj në izolim mund të kompromentojë shëndetin mendor dhe fizik të personave të detyruar të qëndrojnë në shtëpi në përpjekje për të ndaluar koronavirusin. Një studim paraprak mbi karantinën, i kryer në 64 qytete kineze, nga universiteti i Adelaides dhe i Sidneit, tregon se kënaqësia e përgjithshme, përveç asaj të shëndetit fizik dhe mendor, bien në mënyrë të konsiderueshme.
Një ekuipazh prej tre personash është nisur drejt stacionit hapsinor ndërkombëtar të enjten, duke lënë pas një planet të mbërthyer nga pandemia e koronavirusit. Anatoly Ivanishin dhe Ivan Vagner nga agjencia hapsinore ruse Roskosmos dhe kris kasidi nga NASA, u nisën drejt tij nga kozmodromi i Bajkonurit në Kazakistan, pasiCovid-19 shkaktoi disa ndryshime në protokollin e para lançimit.
Rocco Commisso blindon Federicon Chiesën. Pyetjes së a do të transferohet xhevahiri i skuadrës vjollcë te Interi në verë, numri 1 i Fiorentiëns me dy jo të prera duke theksuar se Chiesa do të qëndrojë.
Në një intervistë në Open këtu në Top Channel kryeministri Edi Rama dha detaje për zgjerimin e paketës financiare brenda mesit të prillit.
Avokati Spartak Ngjela foli në Open në Top Channel ku tha se Bashkimi Europian nuk ka dhënë një shifër optimistë për rimëkëmbjen ekonomike pas kalimit të pandemisë së Covid-19.
Pas intervistës që kryeministri Rama bëri në Open në Top Channel ishin dy analistët, Neritan Sejami dhe Baton Haxhiu që komentuan deklaratat e kryeministrit Rama.
Emergjenca nga koronavirusi sa vjen e po shtohet dhe futbolli për momentin është në një pikëpyetje të madhe pasi nuk dihet kurrësesi data se kur do të rinisë.
Mjeku i njohur Tritan Kalo foli në Open në Top Channel me anë të një lidhje skype. Kalo foli për situatën në spitalin Infektiv dhe për trajtimin që po u bëhet pacientëve.
Siç ndodh shpesh në Korenë e Veriut, kjo vlen edhe me krizën e Coronas: fakte të besueshme janë të pakta, në vend të kësaj qarkullon propagandë, supozime dhe thashetheme.