A do të krijojë Rudina Hajdari një parti të re? Ja ç’thotë deputetja

11/07/2020 12:44

Deputetja e opozitës nuk e mohoi këtë gjë, por tha se më tej do ketë një deklaratë më konkrete për këtë.

“Kam qenë e qartë që në zgjedhjet e ardhshme që do garoj, beteja kryesore tashmë janë listat e hapura dhe jam investuar për këtë gjë. Do ketë një moment më tej që do artikuloj dicka më të qartë, besoj në këtë realitet që kemi sot të krijojmë një alternativë të re por duhet bërë në kushte të tilla që jo vetëm po kushdo që do jetë pjesë të gjejë veten”, tha ajo.

E ndërsa foli për koalicionet ajo u shpreh: “Basha qahet se po ikën koalacionet, pra llogaritje e qartë e pushtetit e rotacionit shumë të ngushtë. Unë nuk dua që të bëj koalacion me asnjë nga këta, dhe kështu siç është nuk bëhet. Nuk dua të bëj koalicion as me familjen Rama, Basha apo Meta.

Unë nesër dua të garoj me një alternativë tjetër, por këta po luftojnë që pluralizmi të vdesë të jenë vetëm këta.

Le të garojmë nesër të barabartë e mos të fshihemi pas koalicioneve edhe për pragun synojmë një pra 3 përqind , sepse nëse një parti se kalon këtë s’duhet të jetë fare në kuvend”.

Top Channel