Kampe verore në kushte pandemie/ Lojërat e fëmijëve i përshtaten situatës në Elbasan

11/07/2020 12:11

Prej disa vitesh organizatat jo fitimprurëse në Elbasan organizojnë kampe verore falas për fëmijët që marrin shërbime pranë tyre.

Por këtë vit, pandemia ndikoi që në kampe të mos përfshiheshin fëmijët e tjerë të komunitetit për shkak të evitimit të grumbullimeve dhe duket se edhe lojërat tashmë zhvillohen në kushte covid.

Larg telefonave e rrjeteve sociale, fëmijët duken të lumtur të kalojnë kohë mes tyre me lojëra dhe argëtim.

Kampet verore dikur ishin të zakonshme dhe mënyra më e mirë për fëmijët për të kaluar pushimet duke u argëtuar, por edhe duke zhvilluar aktivitete të cilat ndikojnë në shëndetin e tyre fizik e psikologjik.

Më pas ato u zhdukën, ndërsa vitet e fundit janë rikthyer, por nga struktura private dhe me çmime të kripura.

Top Channel