Laçi bën detyrën e tij në sfidën ndaj Luftëtarit në ndeshjen e javës së 33 të kategorisë Superiore.

Ashtu siç pritej, të besuarit e Armando Cungut iu imponuan me lehtësi skuadrës gjirokastrite që me kohë ka prerë biletën për në Kategorinë e parë, teksa e mundën me rezultatin e pastër 3-1. Laçi e vendosi ndeshjen në drejtimin e dëshiruar që në pjesën e parë të fituar 2-0 me autogolin e Kukës dhe golin e Xhixhës.

Në pjesën e dytë një tjetër autogol ndëshkoi Luftëtarin, ai i Lalës që i dha mundësinë Laçit të shkojë në 3-0, ndërkohë që gjirokastritët vetëm sa shkurtuan diferencën në 3-1 me Mehmetllarin me penallti.

Ndërkaq në orën 20:45 në Elbasan Arena do të luhet sfida mes Kukësit dhe Teutës, ndërsa në Korcë, Skënderbeu do të presë Vllazninë, ndeshje këto që do të transmetohen në platformën DigitAlb.

Top Channel