Edi Martini e ka të vështirë ta përtypë humbjen e thellë me Kukësin, që ia faturon gjendjes fizike të skuadrës.

“Ndikoi sforcimi fizik i lojtarëve. Kallaku nuk ishte i gatshëm 100%, Emiljano Vila kishte vështirësi. Kemi 6-7 ndeshje që po luajmë me të njëjtët lojtarë. Nuk luajtëm fare mirë sot. Është gjendja fizike problem, kemi humbur qetësinë. Na kapën në kundërkohë dy herë me Abazajn. Urojmë ta harrojmë shpejt këtë takim.”

Aktivizimi i sforcuar i Kallakut: Mund ta kurseja. Kishim besim se mund të merrnim pikë sot. Kishin problem 3-4 vetë. Edhe pjesa tjëtër ishte e lodhur, nuk mund të reagonim.

Gjykimi: S’e kuptoj pse si në një ndeshje të mbaruar me rezultat 3-0 dhe me lojë korrekte të japësh dy kartonë të kuq. Mbase ka të bëjë me arrogancën, me modelin e flokëve. Duhet të jemi shumë të qetë. Të japësh 3 të kuq dhe 5 të verdhë nuk më duket normale. Edhe Aleksi dhe Frashëri. Normale, përgjegjësia është e lojtarëve tanë.

Top Channel