Mbrëmje për t’u harruar për Teutën, që u shpërfytyrua në sfidën me Kukësin në “Elbasan Arena” (3-0), duke lëshuar terren ndaj rivalëve për garën për vendin e tretë. Skuadra durrsake pësoi 3 gola brenda 35 minutave lojë dhe e mbylli ndeshjen me 2 lojtarë më pak, duke marrë një shuplakë të fortë vetëm pak ditë para gjysmëfinales së kthimit të Kukës së Shqipërisë, ku do të ndeshet me të njëjtën kundërshtarë (sfida e parë ka përfunduar 0-0).

Një ndeshje që pati pak histori dhe që mori rrjedhë që në minutën e pestë me golin e Vesel Limajt, i cili realizoi një gjuajtje potente me të majtën nga një pozicion i prirët. Vetëm shtatë minuta më vonë verilindorët shënuan të dytin me sulmuesin Cooper, i cili e pati të lehtë ta shtynte topin drejt rrjetës pas asistit të Abazajt.

Goditjen përfundimtare Teuta e mori në minutën e 35-të dhe ishte sërish Cooper që pas bashkëpunimit me Abazajn shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Teutën.

Teuta u shfaq nervoze në pjesën e dytë, me Aleksin që mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 55-të, ndërsa Fabio Beqaj u ndëshkua direkt me të kuq pasi bëri rolin e portierin pas një aksioni individual të Abazajt, duke shkaktuar 11-metërsh. Gjithsesi Frashëri ia mohoi golin Musollit në goditjen nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 84-t mori kartonin e dytë të verdhë edhe Krasniqi i Kukësit, por që nuk pati ndonjë efekt në lojë, me Jorgjin që vërshëlleu për përfundimin e sfidës pa dhënë asnjë minutë shtesë.

Top Channel